• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Real Story/“Turizmi është sektori më i goditur”, apeli për biznesin në Durrës

by Java News
09/12/2019 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli foli në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në lidhje me pasojat ekonomike që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Çoçoli bëri një bilanc të kostove financiare që Shqipëria do të duhet të përballojë për rindërtimin pas tërmetit. Sipas llogarive të tij, kostoja paraprake shkon në rreth 500 milionë euro.

 

“Ekonomia nuk pret. Çdo minutë që kalohet është në dëmë të ekonomisë. Shifra e dëmeve mendoj se është afër reales, 499 milionë euro”, tha ndër të tjera Çoçoli. Ai foli edhe për pasojat që tërmeti ka në ekonomi. Sipas tij, sektori që preket më shumë është turizmi. Çoçoli propozoi që për këtë sektor të ketë një paketë fiskale lehtësuese nga qeveria, duke përfshirë heqjen e disa taksave.

“Asaj që i frikësohem më shumë është sektori i turizmit. Shpresoj që të mos ketë inerte për periudhën e parë të sezonit. Goditja ndaj imazhit, ndaj sigurisë së destinacionit Durrës është shumë e rëndësishme. Ne duhet të përcjellim mesazhin që Durrësi është i sigurtë.

Duhet të ketë taksa zero për Durrësin turistik. Duhet të ketë vetë promovim dhe kalendari i aktiviteteve duhet të përqëndrohet atje. Ne kemi 1.7 miliardë euro që gjenerohet nga turizmi. Duhet të rikuperojmë këtë sitautë me një politikë fiskale”, tha Çoçoli.

 

Ndërkohë, inxhinieri i ndërtimit, Arben Meçe, u shpreh se Shqipëria është në luftë me kohën për procesin e rindërtimit. Ai tha se nuk do të jetë e lehtë përballimi i kësaj situate, por shprehu besimin se vendi do ta përballojë. “Unë nuk jam pesimist, por dëmtimet janë ato që janë. Kemi kaluar goditje më të rënda dhe i kemi kaluar. Sfida është shumë e madhe. Jeta do vazhdojë, lufta me kohën është sfida jonë. Nëse fitojmë këtë luftë, kemi arritur të kalojmë sfidën më të madhe”, tha Meçe. /Realstory.al/

Next Post
Femrat më të bukura sipas shenjës së Horoskopit

Horoskop/ Tipari më negativ i çdo shenje dhe si përfitojnë ato prej të "keqes"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In