• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Real Madrid ofron shumën tunduese prej 400 milionë eurosh për Neymar

by Java News
04/04/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zërat kanë filluar të qarkullojnë natën e 6 marsit, kur PSG, pavarësisht investimeve marramendëse të verës së kaluar, i tha lamtumirë para kohe Champions League-ës, ëndrra e ndaluar dhe fiksimi i madh i Nasser Al-Khelaifi, pronari i klubit francez.

Real Madrid sapo kishte dalë fitimtar nga “Parku i Princave” dhe historia e dashurisë mes yllit Neymar dhe PSG-së po shkonte drejt fundit, por ndoshta nuk lindi kurrë. Pyetja është se cili është ai klub që mund t’i lejojë vetes të blejë një lojtar si Neymar, i paguar për 222 milionë euro më pak se një vit më parë?

Pikërisht ata që shuan ëndrrat e parisienëve, Real Madrid i Cristiano Ronaldo, një klub ku të gjithë yjet e futbollit do të donin të luanin. Zërat tashmë janë kthyer në siguri. Florentino Perez ka bërë gati goditjen e madhe: të kthejë brazilianin në Spanjë, me fanellën e madrilenëve.

Do të ishte një operacion i jashtëzakonshëm dhe një reklamë e fuqishme për imazhin e Real Madrid, që me një lëvizje do t’i jepte një mesazh të qartë dy rivalëve historikë, PSG-së, që në këto vite ka dashur t’i marrë skeptrin si më e mira e Europës me blerje milionere, dhe Barcelona-s, që e ka marrë Neymar në Europë dhe e ka përkëdhelur deri në lamtumirrën e papritur të verës së kaluar.

Sa kushton Neymar? Çmimi është fiksuar në 400 milionë euro (një shifër që mbulon edhe rrogën). Real është i vetëdijshëm për këtë dhe është gati të bëjë ofertën. Ndërsa po shijon të tashmen, presidenti Perez po mendon për të ardhmen: Cristiano Ronaldo është 33 vjeç dhe, pavarësisht rendimentit të jashtëzakonshëm, duhet gjetur pasardhësi i tij.

Neymar është emri i duhur. Kontrata e brazilianit me PSG skadon në 2022-in, por gjetja e një marrëveshje mbi rrogën e tij do të ishte problemi i fundit për “Los Blancos”. Sfida me “ish miqtë” e tij, Suarez dhe Messi, do të ishte tunduese për t’u refuzuar.

ma.me

Next Post
Fleckenstein kritika PD-së: Rrezikoni negociatat nëse çoni “vettingun” në kushtetuese

Eurodeputeti Fleckenstein në Tiranë, takon Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In