• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon Qeveria: Akuzat e PD për kompaninë “Trimed”, të stisura

by A R
20/11/2015 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të PD se prej dy vitesh në tendera shpallet fituese firma e ilaçeve Trimed, e cila sipas tyre është e lidhur me Ministrin e Shëndetësisë, ka reaguar qeveria. Në një postim në portalin e saj, Transparenca.al qeveria ka sqaruar se firma në fjalë operon që nga viti 2004 dhe se PD, qëllimisht i ka mëshuar vlerës monetare në tenderat në fjalë. Sipas PD-së, firma ka fituar mbi 2 milionë euro në tendera, por Transparenca.al saktëson se shifra është e pasaktë, sepse ka brenda dhe TVSH 20%, në kushtet kur është botërisht e ditur se për barnat dhe ilaçet TVSH është e përjashtuar.

Më poshtë postimi i plotë i Transparenca.al
Që prej vitit 2004, vit në të cilin është themeluar, kompania “Trimed” ka operuar në fushën farmaceutike me barna për përdorim farmaceutik dhe barna spitalore, si dhe është aktive në fushën e produkteve ortopedike, dentare dhe materialeve laboratorike. “Trimed” përfaqëson 19 kompani të njohura multinacionale si AstraZeneca, Boheringer Ingelheim, Stada Group, Dompe, Bayer Diabetes, Biomet, FL Medical, etj.

Sipas fotografisë së publikuar në daljen publike të zyrtares së PD-së, dallohet qartësisht se tek vlerat financiare të paraqitura është shtuar edhe vlera e TVSH-së prej 20%, kur dihet botërisht se barnat janë aktualisht të përjashtuara nga TVSH. Kjo është bërë qëllimisht për të rritur artificialisht vlerën financiare të përfituar nga kompania “Trimed”.

Vlerat reale të tenderave të përfituar në vite nga Trimed janë:

Viti     Vlera në lekë
2010    46,640,267
2011    50,097,620
2012    74,373,330
2013    46,803,888
2014    76,702,991
2015    66,885,929

Për sa i përket procedurave me negocim, pa shpallje të kryera nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015, sqarojmë se janë kryer dy herë, për periudhat maj – qershor dhe shtator – tetor, për blerje të barnave për nevoja emergjente të spitaleve ndarë në 42 lote/barna në total. Kompania “Trimed” rezulton fituese vetëm në 4 lote.
Gjithashtu, për vitin 2013 janë blerë medikamente për QSUT për nevoja emergjente me negocim 329 lote/barna, nga të cilat kompania “Trimed” ka fituar 9 lote/barna. Ndërsa për vitin 2014 janë blerë barna për nevoja emergjente të disa spitaleve për periudhën e fund vitit, të ndara në 159 lote/228 barna. Kompania “Trimed” ka qenë fituese vetëm për 16 barna.

Më poshtë paraqitet pjesëmarrja e kompanisë “Trimed” në procedurat me negocim të Ministrisë së Shëndetësisë për tre vitet e fundit:

Viti        Barna   Vlera e përfituar në lekë
2013        9        10,395,690
2014        16      4,027,004
2015        4       10,746,973

Bazuar në shifrat e mësipërme, rezulton se kompania “Trimed” ka përfituar këto dy vite si fituese në tendera gjysmën e vlerës të cilën pretendon Partia Demokratike. Gjithashtu, siç edhe tabelat tregojnë, fondet e marra me negocim pa shpallje të kryera nga Ministria e Shëndetësisë janë dhjetëra herë më të vogla se vlerat e përftuara në tendera.

Next Post

Tahiri: Nuk jemi imunë nga terrorizmi, po marrim masa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In