Në të parin reagim pas videoskandalit, dhënë për “Panorama”, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili e ka quajtur gjithë sa u pa me zë dhe me figurë, një kurth të ngritur nga kundërshtarët.
Pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Halili ka thënë se e gjitha ka qenë kurth.
“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”, ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.
Paraditen e sotme, qeveria vendosi shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të bashkisë Diber.
Pak më pas, policia u shfaq në derën e Xhelilit dhe e shoqëroi në komisariat, lidhur me videon e shfaqur mbrëmë në emisionin “Te paekspozuarit” në “Ora News”, ku shfaqej Shukri Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale vajzës 20-vjeçare në këmbim të nënshkrimit të një kontrate pune në bashkinë që ai drejtonte. (javanews.al / r.a)