• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Gjin Gjoni: Iu përgjigja thirrjes “o sot, o kurrë” dhe tani iu futa politikës. Kam qenë gjyqtar i ndershëm, pasuria ime është e ligjshme

by Java News
11/04/2024 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I famshmi Gjin Gjoni, i cili tashmë është kryetar i degës së PD-së në Lezhë, e konsideroi vendimmarrjen e socialistëve në Kuvend për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës, si vdekjen e reformës në drejtësi.

tha se, sipas mendimit të tij, reforma në drejtësi ishte selektive.

“Në kohën më parë sistemi i drejtësisë ishte 60 % të majtë dhe 40 % të djathtë, në këto raporte ka qenë.

Sot sistemi i drejtësisë është 100 % i majtë. Ata që kanë kaluar reformën ose janë pjesë e konjukturave të momentit ose janë me lidhje me sistemin komunist”, tha Gjoni.

Referuar vendimit ndaj Sali Berishës, Gjin Gjoni tha se nëse do të përdoret ky standard të gjithë kryeministrat duhet të jenë në hetim për vendimet që kanë marrë.

“Gjithçka lidhet me shkak pasojë dhe në rastin e liderit të opozitës për çështjen që i është vendosur masa e arrestit, nuk ka pasojë”, tha Gjoni.

Gjin Gjoni ka folur dhe për zgjedhjen e tij si kreu i degës së PD-së Lezhë.

Gjoni tha se ka qenë student i dhjetorit, ka qenë i deleguar i PD-së në zgjedhjet e 1991 në Lezhë.

Më pas ai ka sqaruar se karriera e tij ka vijuar në fushën e drejtësisë deri në momentin që është larguar, dhe sot është kryetar i PD-së, pas një pauze mbi dy vjeçare, pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë.

“Kam dhënë dorëheqjen si gjyqtar, për një periudhë kohe kam qëndruar në një situatë pezull, jam marrë me avokati.

Në 2014 është bërë një hetim mbi pasurinë time, organet e drejtësisë kanë dhënë një vendim në të gjitha shkallët e gjykimit.

Por edhe dy vjet pas dorëheqjes sime KPK ka bërë një kallëzim në SPAK, megjithëse çështja nuk është mbyllur me procedurë sikundër pretendohet, por ka pasur vendim në të gjitha shkallët e gjykimit.

Nga 2003 deri në 2023 është bërë një verifikim tërësor i pasurisë sime”, tha Gjoni për televizionin e familjes Berisha.

Ai tha se iu përgjigj thirrjes “o sot, o kurrë”, duke shtuar se ndjen me dhembje shpopullimin që i ndodh Shqipërisë.

Gjoni tha se rrjedh nga një familje e djathtë, e persekutuar nga regjimi komunist, duke shtuar se “Shqipëria është demokraci hibride, dhe këtë ma ka thënë një miku im politikan gjerman”/m.j

Next Post
Edi Ramës nuk i lejohet t’i japë Berishës veton për Reformën Zgjedhore

Pendimet e shumta dhe të pakuptimta të Gazment Bardhit

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Ne rast se drejtesia ka ne perberje te majte dhe te djathte vetem drejtesi nuk quhet .Drejtesia eshte pushtet i vecante dhe ne demokraci ka vetem nje busull kushtetuten dhe ligjet e saj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In