• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i shpejtë institucional, ndryshimi që pritej nga DPPSH

by Artur Ajazi
29/09/2022 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ardhja e Muhamet Rrumbullakut, (një prej specialistëve më të pergatitur të fushës) në krye të Policisë së Shtetit, ka ndyshuar veç të tjerave edhe reagimin institucional  pas çdo ngjarje të ndodhur. Kjo konstatohet prej ditësh në veprimet dhe deklaratat zyrtare të dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit, lidhur me fenomene negative, shkelje apo dhe denoncime faktike nga qytetarët apo mediat. Muhamet Rrumbullaku, mbetet ndër drejtuesit dhe specialistët me rezultate konkrete në fushën e tij. Shpërgjumja e strukturave të Policisë Shtetit, riorganizimi, dhe angazhimi maksimal i drejtuesve në rrethe,  mbetet prioriteti i punës së drejtuesit të ri Rrumbullaku. Dhe rezultatet nuk kanë munguar. Masa disiplinore, paralajmërimet, largimet dhe penalizimet e policëve, oficerëve të mesëm dhe të lartë, janë një prej arritjeve të reagimeve të shpejta institucionale që ka bërë pothuajse  në çdo  rast Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit.

Muhamet Rrumbullaku, erdhi në krye të detyrës së lartë të drejtorit të Policisë Shtetit, me një platformë  dhe objektiva të qarta, përsa i përket reformimit dhe ristrukturimit të strukturave policore. Puna dhe lufta ndaj krimit nga zyra, ka marrë fund. Drejtuesit e komisariateve dhe  drejtorive të Policisë Shtetit në qarqe, do të prekin terrenin, përballjen me elementin kriminal, dhe jo të drejtojnë operacionet nga celulari. Përmbysja e mentalitetit të dikurshëm ku “shefi apo drejtori drejton nga zyra”, ka marrë fund. Në urdhëresat e tij Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur një standard të ri drejtues dhe menaxhues të punës në posta, komisariate dhe drejtori policie. “Policia që Duam”, mbetet refreni i çdo profesionisti, që do ti duhet të përballet jo vetëm me krimin, por edhe me ata që deri sot kanë vegjetuar në rradhët e Policisë Shtetit.

Me “nxitimin” e tij, duket sikur Muhamet Rrumbullaku kërkon të arrijë kohën e humbur, apo dhe të vendosë mbi “shina” të sigurta strukturat policore. Ajo ç’ka konstatojnë qytetarët sot, është forma dhe mënyra se si reagon Policia e Shtetit . Diku një shkelje ligjore, diku një akuzë apo denoncim për efektivë të molepsur në afera korruptive, diku një rast flagrant i dekonspirimit të aksioneve policore, kanë sjellë reagimin institicional të DPPSH. Shqipëria është vend aderues për në Bashkimin Europian, ku veç të tjerave, Policia e Shtetit  si institucion ligjzbatues, merr një vëmëndje të veçantë, në kuadër të luftës ndaj fenomeneve kriminale.

Lufta ndaj trafikut, korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi institucional me organet e reja të drejtësisë dhe mediat, ka qenë një tjetër fillesë pozitive e strukturave policore pas ardhjes së Muhamet Rrumbullakut në krye të DPPSH. Ndryshimi ndjehet, ndryshimi pritej, dhe ai ka ardhur bashkë me optimizmin e qytetarëve, për një fillim të ri, që do ti shërbejë jetës, rendit, sigurisë, qetësisë tyre.

Next Post
Bashkia e Sarandës pagoi 23 milionë grupin polifonik për të kënduar për Kryeministrin? Rama: Përrallë

"Mua dhe qeverinë s'na blen dot askush", Rama: Mbi 4 mijë metra pa leje në mes të Tiranës i kalojnë shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In