• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i Ramës, Bardhi vijon akuzat: S’ka patur asnjë “hetim” të SPAK për Ols Ramën

by A R
12/01/2025 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi kallëzim penal ndaj tij, pasi hetimet e SPAK dolën në përfundimin se vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama nuk ishte i përfshirë në dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Rama akuzoi Bardhin për fabrikim provash të rreme, por sipas kreut të grupit demokrat, SPAK nuk ka zhvilluar një hetim ndaj Olsi Ramës.

“Sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!  Vetëm një Prokurori ku, si rregull, anëtarët paracaktohen për t’i shërbyer pushtetit dhe jo për të zbatuar ligjin, mund të publikonte një njoftim aq qesharak dhe skandaloz me qëllim “shpëlarjen” e Ols Ramës nga dosja e Xibrakës, edhe pse vetë njofton se: Hetimi nuk ka përfunduar! Dosja nuk është mbyllur! Dosja është ripezulluar! Kjo ka ndodhur sepse prokurori i çështjes (i njëjti që gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit në 2021, se në makinën e ndaluar nuk ndodheshin materiale elektorale) “nuk ka identifikuar dot asnjë nga autorët e tjerë të veprave penale” që kanë mbetur të paidentifikuar prej 10 vitesh tashmë”,shkruan Bardhi.

Ai ngre një sërë  pyetjesh që, sipas tij, Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë përgjigje me hetimet e kryera. Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama për presion publik ndaj SPA që, sipas tij, ka funksionuar.

“Por a identifikoi prokurori i Olsit se mes këtyre të paidentifikuarve gjendet apo jo Ols Rama? Si? Çfarë provash mblodhi për këtë? Cila është foto që shoqëron raportin e grupit të vëzhgimit lidhur me personin e “pa identifikuar të moshës 45 vjeç”? Pse nuk bëhet publike foto e raportit të grupit të vëzhgimit që qytetarët të ndihmojnë me informacione “për ta identifikuar”? Deklarata e prokurorit nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve, që është edhe thelbi i kërkesës për SPAK-un. Megjithatë, Prokurori është kujdesur të thotë politikisht që Ols Rama nuk rezulton i përfshirë në veprimtari të paligjshme, sepse s’ka hetuar dhe për pasojë nuk ka prova. Hetimi bëhet ekzaktësisht për të grumbulluar provat, bazuar në indiciet që prokuroria i ka patur të plota dhe të pakontestueshme. Kur prokurori nuk ka arritur të zbulojë identitetin e personave të paidentifikuar, si ka arritur në konkluzionin se vëllai i kryeministrit nuk ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminal?! Si ka përfunduar hetimet, siç thotë në fjalinë e parë, ndërkohë që në fakt ka vendosur pezullimin e hetimeve, pra s’ka përfunduar asnjë hetim?!

Një përfundim të tillë prokurori mund të arrinte vetëm, nëse do të zbulonte se personi i paidentifikuar, për të cilin flet dosja e vetë prokurorisë, nuk është Olsi, por është Filan Fisteku.  Arsyetimi “ne nuk e dimë kush është, por vëmë dorën në zjarr që s’është Olsi”,  nuk është thjesht dëshmi e paaftësisë profesionale. Një rast i tillë, ndoshta unik në historinë e hetimit penal, dëshmon se presioni publik i Kryeministrit ndaj prokurorit të çështjes ka funksionuar dhe SPAK nuk ka fuqi për të hetuar Kryeministrin dhe familjen e tij”, shkruan Bardhi.

Duke akuzuar SPAK për mungesë cilësie në hetimet e kryera, Bardhi rendit 7 prova që, sipas tij, vërtetojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen e laboratorit të kokainës.

Faktet e renditura nga Bardhi:

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

Pyetje 1 për Edi Ramën dhe SPAK: Çfarë e lidh Ols Ramën me krerët e narko-organizatës dhe me makinën e trafikut?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

Pyetje 2 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Ols Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës?

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Ols Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3 për Edi Ramën dhe SPAK: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe sesi kanë arritur të identifikojnë moshën fikse të personit (45 vjeç), pa ditur identitetin e tij?

Fakt 4. Ditën e arratisjes së Genci Xhixhos, Ols Rama ka kaluar kufirin me makinë, por pa e regjistruar automjetin. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

Pyetje 4 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse nuk është regjistruar automjeti i Ols Ramës?

Fakt 5. Kjo dosje e ka fillesën nga hetimet e prokurorisë së Hanoverit, ndërkohë SPAK deklaron se ka bashkëpunuar vetëm me autoritetet e Kosovës.

Pyetje 5 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse nuk bashkëpunuat edhe me prokurorinë/policinë e Hanoverit, Gjermani, si autoriteti që disponon të dhënat fillestare dhe përgjimet e grupit?

Fakt 6. Ols Rama ka pranuar publikisht se e ka përdorur narkomakinën dhe njeh njërin nga narkotrafikantët.

Pyetje 6 për Edi Ramën dhe SPAK: Kë nga narkotrafikantët njeh Ols Rama dhe në pse genjeu që e ka përdorur vetëm një herë automjetin, kur të dhënat e TIMS provojnë e ka përdorur të paktën 7 herë?

Fakt 7. Në seancën e datës 4 Prill 2024, Ministri i Brendshëm i kohës, Taulant Balla, ka informuar seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, se është në dijeni se kush është një nga personat e paidentifikuar, me moshë 45 vjeç.

Pyetje 7 për Edi Ramën dhr SPAK: A e kanë pyetur Ministrin e Brendshëm për atë që ka deklaruar zyrtarisht në Kuvend që di dhe nëse ai zyrtarisht e ka kallëzuar krimin për të cilin ka dijeni në SPAK?

Përgjigja për pyetjen e fundit është publike, as është thirrur dhe as ka kallëzuar. Tani pyetja bëhet edhe më e thjeshtë: Si është e mundur që nuk është thirrur për t’u pyetur Taulant Balla, i cili, në 4 Prill 2024,  si Ministër i Brendshëm, deklaroi në seancë plenare se e dinte kush ishte personi i paidentifikuar?

Kaq mjafton për të kuptuar se prokurori, siç e ka zakon, nuk ka pasur për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por nxitimin për të amnistuar krimin. Por nga kjo të paktën u provua në mënyrë të pakontestueshme ajo që të gjithë dinim: vëllezërit Edi dhe Ols Rama janë të paprekshëm! Faleminderit që na e konfirmuat, edhe pse me koston tuaj për t’u bërë qesharak! Këtë të fundit mund të na e kursenit.

Next Post
Berisha lutet për shëndetin e Janullatos: Është shërbëtor i pakursyer i Zotit…

Berisha lutet për shëndetin e Janullatos: Është shërbëtor i pakursyer i Zotit...

Comments 1

  1. ccc says:
    12 months ago

    Ky eshte me i ndyre se ndyresia vet. Krijese e shpifur, dhe mjafton t’i shikosh vetem surratin per te kuptuar mjaftueshem se cfare ndodhe nga aksidentet dhe devijimet e evolucionit.

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com