• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i parë i Donald Lu për Tahirin: Nuk e di nëse është fajtor por…

by A R
26/10/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka reaguar për herë të parë lidhur me hetimet e ndërmarra nga prokuroria për ish-ministrin Saimir Tahiri, të cilin e akuzon për mbështetje ndaj grupit të Habilajve në trafikun e drogës.

Ai thotë se prej vitesh në Shqipëri politikanë të korruptuar i kanë shpëtuar drejtësisë. Ndërkohë, Lu nuk pranon të komentojë nëse Tahiri është fajtor apo jo për azkuat e prokurorisë.

“Brezat e kaluar kanë dështuar, por ju do të keni sukses. Ju do mposhtni korrupsionin. Por së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Momenti kur autoboti i policisë përfshihet nga flakët nga molotovi i protestuesve

FOTO/ Momenti kur autoboti i policisë përfshihet nga flakët nga molotovi i protestuesve

November 28, 2026
Zbardhet bilanci i protestës së dhunshme në Tiranë, 35 të lënduar, mes tyre policë, protestues, kalimtarë dhe gazetarë

Zbardhet bilanci i protestës së dhunshme në Tiranë, 35 të lënduar, mes tyre policë, protestues, kalimtarë dhe gazetarë

November 28, 2026
Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

November 28, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Në pritje që të ndryshojë populli

November 28, 2026
Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

November 28, 2026
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

November 28, 2026
Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

November 28, 2026
Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

November 28, 2026
“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

November 28, 2026
Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In