• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

by Blendi Kajsiu
17/09/2021 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Berishës. Ajo që duhet të na habisë nuk është fakti që Basha vendosi ta lërë Berishën jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, por reagimi krejtësisht disproporcional i Berishës ndaj këtij vendimi. Së pari, duhet të kuptojmë se Basha nuk e ka përjashtuar Berishën nga PD, as nga Këshilli Kombëtar i saj. As nuk i ka kërkuar të heqë dorë nga mandati në Kuvend, Berisha vazhdon të gëzojë të gjitha privilegjet e deputetit.

Aq më pak, Basha e sulmoi apo e denoncoi Berishën politikisht. Përkundrazi, e ngriti atë në qiell si një vlerë madhore e PD-së. E vetmja gjë që bëri Basha është se për të shmangur përplasjen me SHBA-të dhe për t’u mos u delegjitimuar si opozitë në opinionin publik vendosi mos ta fusë Berishën në Grupin Parlamentar të PDsë. Kjo do të thotë që në formularin që PD-ja do të dorëzojë te Kryesia e Kuvendit do të mungojë emri i Berishës. Kaq. Tani kjo mund t’i duket Berishës dhe mbështetësve të tij si dënimi politik i shekullit. Madje, disa e kanë krahasuar me dënimet politike të diktaturës sonë komuniste. A thua se Berishën do ta pushkatojnë dhe familjen e tij do ta internojnë? Ama, vendimi i Bashës ishte minimum që ai mund dhe duhej të bënte, që PD-ja mos të delegjitimohej në opinionin publik.

Standardi politik, sipas të cilit politikanët që janë në listën e zezë të SHBA-ve nuk duhet të jenë në Parlament është vendosur mbi të gjitha nga opozita dhe vetë Berisha, me denoncimin e regjimit Rama-Doshi. Pa folur për efektin politik që ka në elektoratin shqiptar futja e një politikani në listën e personave non-grata të SHBA-ve, apo përplasja e një partie politike me këta të fundit. Në fakt, vendimi i Bashës bie nën standardin që vetë PD-ja i ka kërkuar Tom Doshit, largimin nga Parlamenti. Në rastin konkret, Basha thjesht nuk e përfshiu Berishën në Grupin Parlamentar, por pa i kërkuar dorëzimin e mandatit. Dhe pa e përjashtuar as nga partia dhe as nga forumet drejtuese të saj ku bën pjesë. Jo vetëm kaq, por Basha i dha Berishës të gjithë kohën e mjaftueshme që ai vetë të largohej nga grupi pa krijuar shumë zhurmë dhe përçarje. Ishte refuzimi i tij për t’u larguar që imponoi vendimin e Bashës.

Pra, politikisht vendimi nuk ishte as surprizë dhe as thikë pas shpine. Ishte pasojë e insistimit të Berishës për ta mbajtur PD-në në një qorrsokak politik si me SHBA-të, edhe me elektoratin. Atëherë, si shpjegohet reagimi i shfrenuar i Berishës, që në stilin më të vjetër enverist e shpalli Bashën poliagjent të Ramës, oligarkëve dhe SHBAve, ashtu si dikur Enveri denonconte Mehmetin? Si ka mundësi që atij dhe mbështetësve të tij një vendim kaq minimal i Bashës për të nxjerrë PD-në nga një ngërç maksimal t’i duket tradhti apo shitje e PD-së te Rama? Përse dilka “i fituar” Rama nëse PD-ja është në koherencë me veten, me elektoratin dhe me SHBA-të? I gjithë ky reagim i shfrenuar buron nga fakti i thjeshtë se ky është vendimi i parë që Basha ka marrë në kundërshtim të plotë me vullnetin e Berishës.

Është e vërtetë që në tetë vite ai ka marrë shumë vendime në PD, por asnjë nga to nuk ka qenë në kundërshtim të plotë me vullnetin e Berishës apo interesat e tij. E thënë ndryshe, është hera e parë që Berisha detyrohet t’i nënshtrohet vullnetit të dikujt tjetër brenda PD-së. Kjo është “gjëma” e vërtetë dhe e papranueshme për Berishën dhe berishistët. Berisha ka humbur sovranitetin brenda PD-së. Vullneti i tij tashmë nuk është suprem brenda partisë. Ndaj lufta e tij nuk është për të vendosur demokracinë në PD, për ta sjellë PD-në në pushtet apo për ta pastruar PD-në nga korrupsioni, por për sovranitetin e saj, të cilin ankohet se ia vodhi Basha.

Ky reagim tregon se si Berisha ashtu edhe berishistët nuk mund të pranojnë që doktori të jetë një anëtar normal i PDsë që duhet t’i bindet vullnetit të kryetarit apo standardeve që ai vetë i vendos politikanëve të tjerë. Sipas kësaj logjike, Berisha brenda PD-së mund të ekzistojë vetëm si një vullnet sovran, i pakundërshtueshëm dhe mbi normat që vlejnë për anëtarët e tjerë. Por këto janë atribute që në një parti demokratike nuk i ka as kryetari. Ato janë karakteristikat e politikanit që partinë e ka kthyer në pronë private. Ndaj reagimi i Berishës dhe mbështetësve të tij na tregon se ata ende e konceptojnë PD-në si pjellë dhe pronë private të Berishës. Prandaj, Basha i duket si një hajdut që nxori në rrugë pronarin e vërtetë të PD-së.

Pikërisht për këtë arsye, reagimi i Berishës justifikon jo vetëm largimin e tij nga Grupi Parlamentar, por edhe nga Partia Demokratike. Ai është një vendim që për herë të parë na tregon se Partia Demokratike nuk ka pronar, qoftë ky edhe Sali Berisha. Dhe ky është një standard politik tejet i rëndësishëm që shërben jo vetëm për t’u distancuar sot me Berishën, por edhe për të kufizuar nesër Bashën, nëse ai fillon ta shikojë dhe trajtojë PD-në si pronë private./Panorama/

Next Post
Pasojat e aksionit të Berishës dhe veprimet që mund të ndërmarrë Basha

A mbulohet Dielli me shoshë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

September 24, 2026
UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com