• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mbulohet Dielli me shoshë?!

by Java News
17/09/2021 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ç’ka thuhet për njerëzit, e vërtetë apo e rremë, shpesh ka të njejtin ndikim në jetën dhe sidomos, në fatin e tyre, sa ajo ç’ka ata bëjnë” – Viktor Hygo, “Të mjerët”.

Nga Fatos Hoxha*

Në PD ka nisur një betejë lidershipi. Me tam-tame, por pa krisma dhe as viktima. Si në gjithë historinë e luftrave edhe kjo “luftë” politikanësh ka filluar si diversion. Armiku nuk tregohet kurrë me gisht dhe sebepi i sherrit kamuflohet me gjithfarë gjepurash.

Basha ka deklaruar zyrtarisht, se ai nuk ka lidhje me “luftën”. Lufta është midis SHBA-së dhe të padëshërueshmit Berisha. Basha është i shtrënguar të rreshtohet me SHBA-në për shkak të aleancës strategjike që buron nga aleanca euro-atlantike, por është gati t’a kthejë pllakën në rastin më të parë.

Berisha bërtet çdo ditë se ai nuk ka gjë me Amerikën dhe se respekton (respekton?!!!!) shpalljen e tij non grata. Ai është thjesht i mërzitur me Bashën, sepse ka shkelur statutin kur e ka përzenë atë nga grupi parlamentar, prandaj ka vendosur të dalë në popull, se vetëm populli mund t’ia heqë pezmatimin që ka.

Në fakt, në themel të kësaj zallamahie qendron vetëm një çështje: “përfshirja e Sali Berishës në korrupsion domethënës…, pjesmarrja e tij në akte korruptive, si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për pasurimin e pjestarëve të familjes dhe të aleatëve politikë…, demonstrimi i vullnetit për të mbrojtur veten, pjesëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë, duke dëmtuar hetimet e pavarura, përpjekjet antikorrupsion dhe masat llogaridhënëse”.

Mohimi se thelbi i çështjes është vetëm ky, apo shumë më keq, zëvendësimi i tij me çfarëdo historie banale me konspiracione dhe kulisa ndërkombëtare, nuk është gjë tjetër veçse amnisti e ndyrë dhe imorale e korrupsionit, e keqpërdorimit të pushtetit dhe e kapjes së drejtësisë. Kushdo që na thotë se problemi është Amerika, pabesia e liderit, dhunimi i statutit, mungesa e fakteve dhe provave, karrikja e parlamentit apo karrikja e liderit, ka vetëm një hall, kërkon të shpëtojë korrupsionin dhe të korruptuarin e rradhës nga përbuzja.

Vërtet ai më sipër është vlerësimi i Departamentit të Shtetit për Sali Berishën dhe jo i organeve tona të drejtësisë, por vlerësimi i tij është shumë herë më autoritar dhe i besueshëm, se vlerësimi i të gjitha institucioneve shqiptare të marra së bashku. Nëse Basha, Berisha dhe gjithë shpura opozitare i përdorin dokumentat, raportet dhe statistikat e Departamentit të Shtetit si kalë beteje në luftën kundër qeverisë, sa herë bëhet fjalë për të hedhur akuza për nivelin e korrupsionit, për gjendjen e kriminalitetit, për shkallën e lirisë së shtypit etj., atëherë vlerësimin për Sali Berishën duhet padiskutim t’a pranojnë me kokën ulur dhe me ndershmëri.

Departamenti i Shtetit nuk gënjen. Dokumentat e tij nuk manipulohen. Përndryshe opozita që luftën opozitare e ka mbeshtetur rregullisht tek to del gënjeshtare, opozitarizmi i deritanishëm bëhet fals.

Deklarata e sekretarit të Shtetit është e vërtetë, pavarësisht nga përmbajtja e dosjes përkatëse. Ajo nuk vihet dot në dyshim, duke kërkuar faktet e dosjes, sikurse nuk bëhet dot pis duke përmendur vend e pa vend emrin e plakut Soros.

Ne që jetojmë në Shqipëri dimë shumë nga akuzat për korrupsion që i janë bërë Berishës, edhe ato për pasurimin e kundraligjshëm të familjarëve, me firmën e tij ose të bashëpunëtorëve të vet. Ne dimë edhe historitë me intimidimin e organeve të hetimit apo kapitullimin e tyre në hetimin e këtyre akuzave. Ne dimë p.sh. se Berisha ka pohuar vetë se ka qenë ai në krye të operacionit kur në bulevard u vranë 4 burra në 21 janar 2011.

Dimë gjithashtu se ai i ka bërë presion publik Prokurores së Përgjithshme, duke e akuzuar atë si komplotiste, sikurse dimë që ai vetë nuk është marrë kurrë në pyetje as lidhur me urdhërin për të qëlluar me armë, as për zhdukjen e regjistrimeve video nga kamerat e sigurisë të kryeministrisë. Këto fakte janë publike, i di i madh e i vogël në Shqipëri. Ato nuk na i ka servirur plaku Soros. Na i ka servirur vetë Berisha.

Në këtë zallamahi Basha ka vetëm një zgjidhje që e nderon: të dalë publikisht dhe të deklarojë se PD-ja është forcë politike që nuk pajtohet me korrupsionin, pa dallime dhe pa ekuivok. Damkosja e Berishës nga SHBA si i korruptuar është shkak i mjaftueshëm për PD-në që të ndajë rrugët me Berishën. Me këtë njollë në emrin e tij ai nuk mund të përfaqësojë PD-në në Kuvend, sikurse nuk mund të jetë më pjesë e familjes politike.

Me një deklaratë si kjo PD-ja ngelet parimore, e pastër dhe shqiptarët ia besojnë vërtet përbetimet e përditshme kundër korrupsionit dhe ndarjen nga kultura politike e pandëshkueshmërisë.

Berisha ka vetëm një zgjidhje që mund t’i qetësojë shpirtin: të njohë peshën e demaskimit që i ka ardhur nga SHBA, të kuptojë se reputacioni i tij është cënuar rëndë, të pranojë se aktivizimi i tij i mëtejshëm politik është i papajtueshëm me këtë damkosje dhe se pa pastrimin e plotë dhe të patundshëm të emrit ai nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion publik. Prandaj i duhet të deklarojë largimin me vullnet të lirë nga jeta publike.

Vetëm me një deklaratë si kjo ai mund të shprehë pendesë dhe reflektim, vetëm kështu mund të ngjallë keqardhje dhe simpati.

Beteja jonë e përditshme është kundër korrupsionit. Këtë betejë duhet t’a zhvillojmë vetë. Amerika është aleati ynë dhe na mbështet. Kurse rasti i Sali Berishës-non grata është vetëm gur prove për ne.

Deri tani vetëm po bëjmë sikur e kemi seriozisht dhe përfaqësuesit e SHBA-së po e lexojnë këtë.

*Ish-deputet i PD

Next Post
Paralajmërimi i Shehit: Pas 5-6 muajsh do bëhet si në ’97-ën. Qeveria të pompojë para në ekonomi, ose…

"Ore ça na ndodhi"? Shehi për sherrin Basha-Berisha: Dy deputetë gati sa s'qanin në Kuvend, u thashë ca keni mor bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com