• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi/ Bardhyl Reso: Nëse Nasho Jorgaqi do ishte informator i Sigurimit, mua do më kishte spiunuar të parin!

by Java News
05/09/2022 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar një nga personazhet më të pëlqyera të Dritare TV, inxhinieri Bardhyl Reso.

Ndryshe nga herët e tjera ku zotin Reso e kemi patur përmes videos, këtë herë ai ishte në studion e Dritare TV ku foli edhe për ndarjen nga jeta dhe kujtimet që ai ndante me një nga figurat më të çmuara shqiptare, Nasho Jorgaqin.

Rudina Xhunga : Sa i përket profesor Nasho Jorgaqit, do doja të ndaleshim edhe në një lloj homazhi për të pasi ju jeni në njëfarë mënyre edhe miku i tij, edhe pse me bindje komplet të ndryshme. Ai ishte i majtë dhe vdiq i majtë, ju jeni i djathtë dhe keni qenë gjithmonë? Apo në atë kohë nuk kishte të djathtë?

– Unë kam qenë i djathtë në kuptimin që nuk pajtohesha me regjimin, sepse atëhere nuk kishim krijuar grupe politike por bindjet e mia nuk përputheshin me ato që ndodhnin në atë regjim.

Unë kam qenë mbi 50 vjet shok me Nashon, me bindje absolutisht të kundërta. Debatonim, pasi ai mbronte ato pikëpamjet e tij jo të majta por vlerësonte punën që bëhej dhe në disa fusha kishte të drejtë dhe nuk mund ta kundërshtoja. Për arsimin, për kulturën ka patur një hov cilësor në Shqipëri, nga një vend që predominonte analfabetizmi për 20-30 vjet në një vend me njerëz të edukuar në kuptimin e shkollimit, me njerëz që filluan të shkolloheshin, të studionin në shkolla të larta si brenda dhe jashtë vendit.

U bëmë një vend me universitete e në mënyrë të veçantë me institute studimore dhe projektuese. Habia më e madhe ishte se të gjitha këto u shkatërruan, dhe nuk gjej një mënyrë si të justifikoj këto veprime, nga më banalet që mund të jenë bërë në Shqipëri. Diskutonim shpesh herë, dhe unë përdorja argumentat e mia për ta kundërshtuar dhe i thoja jam dakord me këto, normalisht jo në mënyrë të hapur, pasi as nuk diskutohej, ishin disa parime të thëna.

Kjo është diktatura e proletariatit, diktatura e shumicës mbi pakicën, prandaj unë nuk mund të bëja debat e të thoja se do dal e do të them se këtu mungon liria e fjalës, pasi ishte çmenduri ta bëje këtë gjë atëhere sepse do të përfundoje në burg. Vetëm në ato fillimet të atyre lëvizjeve ishin një grup i deputetëve dhe disa intelektualë që thanë disa të vërteta, por pastaj të gjithë i thonin nëpër skutat e shtëpisë, midis miqsh dhe shokësh dhe nuk flitej më. Shumë nga veprimet që ka bërë regjimi, ishin të gabuara.

Unë dhe profesor Nasho kishim hyrje dalje edhe në familjet tona, por ajo që më bënte përshtypje sa herë shkoja te shtëpia e tij për të biseduar, ndodhte që ose do ta gjeja atje Ismail Kadarenë, ose do të vinte vetëm pak kohë pasi ne ishim bashkuar. Sigurisht kur vinte Ismaili, rrinte kryesisht me Nashon dhe ishte ajo periudha kur ai kishte ato shqetësimet që filluan ta kritikojnë.

Jo rinia e Lushnjes, dhe gjëra që stiseshin atëhere për romanin “Dimër i Madh”, që bëri shumë bujë në atë kohë. Ajo që dua të theksoj është se Ismaili ka qenë shok me Nashon, që prej kohës kur ai u kthye nga Bashkimi Sovjetik, dhe shokë të pandarë. Ndodhte ndonjëherë, që pasi përcillte Kadarenë, kur kthehej më gjente mua dhe të shoqen e tij që hidhnim ndonjë fjalë për sistemin dhe na thoshte të ndërronim temë. Unë në atë shtëpi kam folur pa ndrojtje, për kohën sigurisht.

Dhe problemi nuk ishte nëse e shanim apo jo Enver Hoxhën, por fakti që ne e shprehnim pakënaqësi për atë që ne ndjenim për atë regjim. Kur doli lajmi që Nasho Jorgaqi, ishte informator i Sigurimit të Shtetit, me thënë të drejtën në ato kohë, mua nuk më erdhi mirë që doli kjo gjë, sepse thashë me siguri do të fillojnë ta keqpërdorin këtë gjë, sepse po të ishte Nasho informator, mua të parin do më kishte spiunuar atje te organet e Sigurimit të Shtetit.”, u shpreh Reso./m.j

Next Post
Veliaj tregon si Meta tentoi të bllokojë hapjen e dosjeve: Mund të ketë zhdukur dosjen në marrëveshje me Berishën, por jo tek ata që janë…!

Veliaj tregon si Meta tentoi të bllokojë hapjen e dosjeve: Mund të ketë zhdukur dosjen në marrëveshje me Berishën, por jo tek ata që janë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Po shkojnë drejt së shkuarës”/ Bejko: Berisha, jo legjitim në krye të Partisë Demokratike

May 28, 2026
Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

May 28, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit, ja zonat me temperaturat më të larta

May 28, 2026
Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama ndan pamjet: Një datë që flet për dy botë!

Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama ndan pamjet: Një datë që flet për dy botë!

May 28, 2026
Përshkallëzohet konflikti! SHBA ndërmerr operacion të ri ushtarak ndaj Iranit mes krizës në Hormuz

Përshkallëzohet konflikti! SHBA ndërmerr operacion të ri ushtarak ndaj Iranit mes krizës në Hormuz

May 28, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Kryesia e PD-së miraton statutin: Ja kur dalin listat për Këshillin Kombëtar

May 28, 2026
BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In