• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti Shullazi: Duhet menduar “jashtë kutisë”

by Eduard Zaloshnja
20/04/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në artikullin e tij të fundit tek Lapsi.al, Andi Bushati e ka përmbledhur që në titull thelbin e rastit “Shullazi” – “Mos u zini, Shullazi është i të gjithëve!”, shkruan ai. Në fakt, Bushati e kufizon përgjegjësinë vetëm tek partitë politike, të cilat e kanë mbrojtur Emiliano Shullazin, sipas rradhës së të qënit në pushtet. Por përgjegjësia nuk është vetëm e partive – është e të gjithë shqiptarëve që kanë mundësuar përmes votës së tyre, që partitë që kanë mbrojtur Emilianon dhe shumë “Shullazë” të tjerë thjesht të ndërrojnë karriget e pushtetit në këto 25 vjet.

Për ta shmangur këtë situate 25-vjeçare, hyn në punë koncepti i “të menduarit përtej së zakonshmes”, në mënyrë që të sfidohen perceptimet dhe presupozimet e vjetëruara. Koncepti i të menduarit përtej së zakonshmes (në gjuhën e përditshme në SHBA, përdoret shprehja “të mendosh jashtë kutisë”) filloi të përdoret gjerësisht në vitet 1960 dhe e ka origjinën tek rebusi 9-pikësh, një lojë që është përdorur nga konsulentët e menaxhimit për të nxitur “të menduarit gjerësor”. Disa nga zgjidhjet e këtij rebusi arrihen duke hequr viza që dalin jashtë katrorit ku përfshihen 9 pikat. Prandaj dhe thënia “të mendosh jashtë katrorit apo kutisë” përdoret gjerësisht si një metaforë për të menduarit përtej së zakonshmes.  Sot kjo thënie përdoret për novatorët, të cilët janë të vetëdijshëm për ndryshimet e vrullshme në botë dhe për nevojën e shmangjes së pandryshueshmërisë në të menduar.

(Rebusi 9-pikësh i sfidon lojtarët që të bashkojnë 9 pika brenda një katrori, duke hequr 4 ose më pak viza të drejta, pa e shkëputur lapsin nga letra dhe pa kaluar mbi të njëjtën vizë dy herë.   Disa nga zgjidhjet e këtij rebusi arrihen duke hequr viza që dalin jashtë katrorit ku përfshihen 9 pikat)

nente pika

Në kushtet aktuale të Shqipërisë, Fatos Lubonja ka vite që mendon “jashtë kutisë” së partive aktuale, por nuk ka demonstruar se është në gjendje që edhe të veprojë “jashtë kutisë”. Ndërsa Gjergj Bojaxhiu dha shenja se mund të vepronte “jashtë kutisë”, kur kandidoi si i pavarur për Bashkinë e Tiranës (duke bërë një fushatë modeste dhe me transparencë për kontributet e shumta modeste financiare nga përkrahësit). Por qysh atëherë, ka dhënë shenja shumë të vakta se do ta vazhdojë veprimin “jashtë kutisë”. Ben Blushi dha gjithashtu shenja se do të vepronte “jashtë kutisë” së PS-së, por duket se i është rikthyer avazit të vjetër të “reformimit nga brenda”

Shqipëria ka një nevojë urgjente për një lëvizje të re politike që të veprojë “jashtë kutisë” së partive aktuale, kuti në të cilën përzihen politikanë, kriminelë, biznesmenë, kontrabandistë, korruptues, të korruptuar, servilë, të paaftë, të degjeneruar, etj. etj. Nëse nuk lind një lëvizje e tillë, do të vazhdojmë të dëgjojmë ata që ishin dje në pushtet të hiqen si shenjtër, derisa të zëvendësojnë këta të sotmit. Që pastaj të ndërrojnë vendet në foltoret e përdëllimit…

Next Post

Femrat, çfarë nënkuptojnë buzët e plasaritura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In