• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rasti Shullazi dhe reforma në drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
19/04/2016 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Po të mos ishte për atë që thotë dhe bën përditë në krye të opozitës, për ta penguar reformën në drejtësi, kreu i PD Lulzim Basha do të ishte për t’u përgëzuar për atë që ka deklaruar orët e fundit. Ai u shpreh për mediat se rasti “Shullazi” duhet të shërbejë si një test i parë i madh për reformën në drejtësi, për të provuar klimën e re që ajo po sjell në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Fjalë të arta! Nuk ka precedent më të përshtatshëm sesa një si ky i kapjes së Emiljano Shullazit, për të vënë në provë disa segmente njëherësh të shtetit të së drejtës. Më së pari të politikës, e cila ka debatuar prej vitesh me emrin dhe reputacionin e Shullazit. Përkrahës “me qera” i njërit ose tjetrit panel politik, ai ka qenë sipas momentit, herë aleati e herë armiku i partive të mëdha. I arrestuar disa herë në dekadën e fundit, ai ka mundur të shpëtojë falë këtyre rrethanave që e shihnin të lidhur me një mijë fije me politikën, por edhe falë zbehtësisë dhe kapjes së organeve të ligjit në Shqipëri, të cilat kanë mbyllur sytë edhe në javët e fundit (shih prokurorinë), kur ka qenë fjala për ta hetuar dhe dënuar njeriun e fortë të Rrugës së Kavajës. Ka ardhur dhe ka ikur tashmë koha, që politika shqiptare ta mbajë larg CV-së së vet këtë personazh, që vetëm sa e ndot reputacionin dhe imazhin e emrave të shquar të këtij vendi.

Së dyti, rasti “Shullazi” është një provë e fortë edhe për sistemin e drejtësisë. Arrestimet e kaluara të këtij personazhi kanë dështuar të gjitha, edhe falë korruptimit dhe bashkëpnumit herë të hapur e herë pasiv të organeve të drejtësisë. Hetimi i këtij personi dhe bashkëpunëtorëve të tij, mbledhja e provave, mënyra sesi ato janë paraqitur në proceset gjyqësore, kapja e gjyqtarëve me hir dhe me pahir, që të gjitha këto kanë bërë që tentativat për ta shtënë pas hekurave Shullazin, të dështojnë për turpin e prokurorëve e gjykatësve.

Këtë herë duket se diçka është më e ndryshme se herët e shkuara. Aktualisht prokuroria përgatitet të përpilojë një listë impresionuese akuzash të rënda për Emiljano Shullazin, ndërkohë që ai duket se shkelur një dërrasë të kalbur, duke kërcënuar një shtetas amerikan. Më tej akoma, në sfond qëndron, siç thamë, hija e reformës në drejtësi që afrohet dhe që mund të prodhojë vetëm ashpërsim ndaj rasteve si ky i Shullazit. E ka thënë shumë drejt Lulzim Basha: dosja Shullazi është një provë e parë e madhe për reformën në drejtësi. Të shohim a do e kalojë klasën shteti shqiptar në këtë provim të parë.

 

Next Post

(Video/Foto) Milioneri adoleshent i ofron një të panjohuri 130 euro që t’ia vrasë qenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In