• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti përjashtimor dhe ndotja e politikës

by Ben Andoni
22/01/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Koha e afrimit të fushatave politike është mundësia më e madhe e publikut për të parë se deri ku kanë arritur politikanët me binomin premtim & realizim. Kjo e tanishmja e fillimvitit 2025 është më e përshtatshmja, ku shqiptarët mund të shohin dhe të kthjellohen për realitetin e tyre të viteve të fundit. Në fakt, tema shkon për atë që politikanët e parathonë si rastësisht përmes fjalëve, hedhur “si rastësisht” aty-këtu, por që pastaj marrin jetë në kurriz të publikut. Çka u tha si rastësisht për Butrintin, përfundoi në atë që raporti i UNESCO-ICOMOS, e përcaktoi si “shqetësim të thellë” apo rrudhjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, pasi i ishin hequr 600 ha! Kuptohet se “qasja pragmatiste” e autoriteteve të Kulturës u justifikua para vëzhguesve të UNESCO-s se: “po sakrifikon këtë pjesë të vogël të vijës bregdetare, afërsisht 100-150 ha, por do të çimentonte zgjerimin e mëtejshëm të urbanizimit, duke ruajtur kështu 9000 ha nga Parku Kombëtar”. Ajo që u tha për papërshtatshmërinë e banesave shkoi deri në lakminë e drejtorëve të bashkisë për të prekur banesat e qytetarëve. Për fat, drejtësia nuk hezitoi për ta, që tashmë presin verdiktin e Drejtësisë. Ajo që Rama e bëri si batutë me të huajt për mungesën e sindikatave për të thithur investime të huaja është motivuar sot me relativizimin e tyre dhe mungesën e sindikatave në vend. Po të vazhdojmë me listën është e gjatë dhe shqetësuese por edhe një indikacion për vigjilencën në demokraci, që nanuritet nga autokratët dhe pushtetarët, duke e shpërqendruar krejtësisht në dobi të interesit për të mbajtur pushtetin. Tashmë ekziston një term në filozofinë politike, që quhet rasti përjashtimor, por që jep shpjegimin e qartë sepse me kalimin e kohës kuptohet se humbet qytetari i thjeshtë shqiptar dhe i hapen udhë problematikave të mëdha, që kthehen në normë. Ajo që nisi si leje e thjeshtë me pyjet u kthye në kohën e qeverisjes së Berishës në një inflacion lejesh, që kuptonte deri tre leje në ditë, sipas Ramës. Ky i fundit në diversifikimin e burimeve pothuaj sot në atë që njihet si periudhë e miqësisë të afërt me kryeministren Meloni pothuaj nuk pati fare konsultime me instancat e ndryshme për marrëveshjen e energjisë. Sot e kësaj dite nuk arrihet të shpjegohet se çfarë u bë dhe lidhej me këtë marrëveshje energjie. Ashtu si ajo e lidhur pak më parë po me kolegen e tij Meloni për emigrantët, që u zbardh dora-dorës dhe tashmë ka mbetur. Të dyja këto nisën si për çudi nga vizita e thjeshtë e pushimit të kryeministres italiane në Vlorë…
Indiferenca e Ramës për opozitën, mospërfillja dhe tonet fyese jo pak herë të tij, ndiqen nga një retorikë tejet ofenduese e Berishës dhe njerëzve të tij për kryeministrin. Nuk kemi qëllimin të monitorojmë listën e gjatë të fyerjeve, por brenda tyre gjenden edhe fillesat e marrëveshjeve, pazaret e shumta dhe akuzat e politikës shqiptare. Sot, Rama mban mbi kurriz të gjithë mallkimet e opozitës dhe përfaqësuesve të saj për problemet e brendshme dhe të jashtme sidomos ato që lidhen me Kosovën. Njerëzit e Ramës dhe ai vetë i tall shpesh dhe i kujton për trafikun e hapur të karburantit gjatë kohës së luftërave të ish-Jugosllavisë, që demokratët tashmë thjesht e pohojnë me gjysmë zëri.
Publikut i mbetet vetëm të ndjejë atë që nuk shihet dot në mungesë të transparencës, apo të kuptojë mes fjalëve që thonë politikanët, kur akuzat nuk fashiten, paçka se ato e kanë një nisje. Ky fillim është pikërisht tek ai i ashtuquajturi ligji përjashtimor dhe që tashmë po kthehet në normë në vendin tonë. Nis si fjalë e hedhur dhe përfundon në marrëveshje dhe qëndrim.
Mënyra për të shkatërruar të gjitha rregullat, shpjegoi dikur Carl Schmidt një nga teocienët e ligjit është që të përqendrohesh tek ideja e rastit përjashtimor. Rasti i këtij momenti është shtjelluar në sythin e 17-të të Timothy Snyder tek libri i tij “Mbi Tiraninë”, kur ai flet përveç problematikës së dukjes gjithnjë e më shumë të origjinës së fjalëve terrorizëm dhe ekstremizëm edhe përballë nocionit fatalist të emergjencave dhe përjashtimeve, ku kuptohet se theksi i politikanëve bie te përdorimi i tepruar i fjalorit patriotik.
Tek kjo e fundit duhet të kemi parasysh sot kur një pjesë e politikanëve për shkak të interesave të tyre na vendosin në rreziqe konstante të sigurisë, ekonomisë, emigracionit dhe të ardhmes së vendit. Kakofonia e zërave të tyre i ka bërë shqiptarët të humbasin orientimin dhe sidomos mundësinë të planifikojnë diçka të arsyeshme për të ardhmen në vendin e tyre. Janë të shumta dhe “të padukshme” indikacionet, nga ku mund të vërehen ato që do të ndodhin më pas dhe shpesh jo në interes të publikut, saqë tashmë është një lloj emergjencë publike ndaj keqësisë dhe padijes. Jo më kot, rezultatet e anketës që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin, referon së fundmi Monitor. Në përfundimin e përgatitur prej tyre rezultonte se rreth 28% e shqiptarëve kishin zhvilluar plane largimi: 11% kishin një plan, por s’ishin ende të qartë; 11% e kishin tashmë një plan emigrimi të përcaktuar; 6% kishin afate të qarta largimi, ashtu si 66% nuk donin të largohen. Për hir të një lloj sigurie relative të publikut; shpresës së pakët që mund të vij nga rrotacioni politik (megjithatë shumë i nevojshëm në vend, por niveli i politikanëve i dy krahëve është gjithnjë e më zhgënjyes); vendimeve të papritura të qeverisjes Rama dhe një qeverisje kaotike; një opozite të dorëzuar dhe vetëm akuzuese, listimi i mësipërm tregon shumë më tepër. Ndjesia e nënshtrimit ndaj një autoriteti të vetëm, siç po ndodh tek ne në Shqipëri, mund të jetë rehatues, por kjo nuk është tamam siguri: Është hapja rruge ndaj një realiteti, që e ka bërë jetën në Shqipëri gati të pavlerë dhe në dobi të pak grupeve. Ndaj, duhet të ruhemi sot, jo thjesht kur politika jonë përdor fjalët premtuese, që lidhen me ekstremitetet, por edhe perceptimet e publikut të çoroditur, që kanë humbur senset sesi mund të drejtohet një vend dhe cila është më e mira e tyre. Dhe, duket se liria është tashmë gjithnjë më e ngulfatur, pasi të duhet të rrish me të gjitha shqisat e hapura nga të papriturat, që të fal politika jonë. Më qartë do e thoshte dikur Xhorxh Oruell, në realitete jo aq të largëta: “Ndonjëherë mendoj se çmimi i lirisë nuk është aq shumë vigjilenca e përhershme sesa pisllëku i përjetshëm”. Po çmimi i lirisë ka rënë në këtë kohë fushate (ende të pashpallur zyrtarisht) dhe me ndotjen që ka pushtuar gjithçka. (Homo Albanicus)

Next Post
Korreshi: Alibeaj po shkëputet nga berishizmi, por jo nga lulzimizmi. Deputetët e tjerë janë të mirëpritur në PD

Zgjedhjet/ Korreshi: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

September 15, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ndër më të shtrenjtat në kontinent! Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, krahasuar me fuqinë blerëse!

September 15, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Ulen temperaturat, vranësira dhe reshje në zonat malore! Parashikimi i motit për sot, 15 shtator 2026

September 15, 2026
Gjykata e Lartë i jep Trump goditjen para zgjedhjeve të mesmandatit, i bllokon kërkesën për kufizimin e votës me postë!

Gjykata e Lartë i jep Trump goditjen para zgjedhjeve të mesmandatit, i bllokon kërkesën për kufizimin e votës me postë!

September 15, 2026
Policia jep detaje për atentatin në Vlorë! Gjendet një automjet i djegur, dyshohet se…

Fuoristrada e vjedhur në Panaja gjendet e djegur në tunelin e vjetër ushtarak! Policia nis hetimet, mund të jetë përdorur nga ndonjë grup kriminal

September 15, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen! I kërkohet që ta arsyetojë masën e sigurisë

September 15, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com