• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

by Ben Andoni
18/04/2024 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur mbi LSI-në, as nuk ka ndonjë lidhje me Vojo Kushin. As si personazh (Vojo veç të tjerash kishte bërë shkollë ushtarake dhe ishte dhe gjimnast), por as atë që ai përfaqësonte. Bashkimi me një forcë që i anatemon heronjtë ia ul kredencat anti-fashiste, ashtu si ngjitja në hekura nuk e bën dot gjimnast. Vojo ishte një i ri trim, që vendosi të vdiste, sepse nuk kishte se çfarë të bënte më. Autorit të këtyre rreshtave ia ka pohuar këtë në të gjallë Sali Shijaku, e ëma e të cilit ishte njeriu i fundit që e pa të gjallë. “Ishte me fytyrë të çakërritur, i zbehtë dhe i lëviznin sytë pandalim dhe i thashë se ishim e gjithë lagjja e rrethuar”, kujtoj fjalët e piktorit, që ruante nga e ëma, që e pa për herë të fundit martirin. Akti i tij ishte akti i një njeriu në momentet e fundit, që edhe vdekjen e donte trime, dinjitoze, por që mbeti njeri deri në fund. Në fotot e kohës na sheh një djalë i bukur, krejt e kundërta e atij njeriut në alert, që kujtonte e moshuara. Por, për të ishin minutat e fundit dhe kishte vetëm idealin pa pasur mundësi të bënte perceptimin filozofik të rrugës, që ndoqi, nëse kishte qenë e mirë apo jo!

Ilir Meta jeton në demokraci dhe tashmë duket seriozisht i rrezikuar nga organet e Drejtësisë, por më shumë se kaq i dërrmuar, që nga kreu i shtetit tashmë është një njeri që nuk begeniset për asgjë. Kjo është jo thjesht tragjedi, por rruga e natyrshme e njerëzve të politikës shqiptare për atë që ngritën dhe që normalisht i përket. Megjithatë, Meta ka shpallur “reformimin” e partisë, që në fakt është transformuar thjesht në një detashment personal, ku ka treguar dhe strukturimin, që në fund, mbyllet me të: Ai në krye. Ndërkohë nuk ka kohë të bëj përsiatje të udhës që e ngriti dhe që tregon paradokset sesi filtrohen njerëz të tillë. Një kambanë për të gjithë shoqërinë tonë në të gjitha segmentet.

Pa llogaritur atë që po thotë për Drejtësinë (dhe për ironi të rastit ka dhe të drejtë, sepse SPAK ende nuk të frikëson) apo ligjërimin e tij, që e tregon një personazh me formim mediokër politik, por çuditërisht të zotin për të ekzistuar në xhunglën shqiptare, Meta po bën një shërbim të madh. Ai po tregon se ka ardhur koha që të kemi një Ligj të ri për Partitë Politike dhe këtë sa më parë. Tashmë nuk flitet thjesht për Thembrën e Akilit të Ligjit, financimet, por filtrimin e njerëzve dhe zgjedhjet e brendshme. Që nga miratimi i ligjit të partive politike në 2001, ky ligj ka pësuar shumë ndryshime dhe është e rëndësishme të shikohen efektet që kanë dhënë këto lloj ndryshimesh, por në rastin e Z.Meta kanë treguar se Ligji aktual ka dhe fizionominë e artikulimit para-politik të z. Meta, së pari për zgjedhjet në parti dhe strukturimet e tyre. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, por më shumë se kaq, që shqiptarët të kuptojnë se koha e njerëzve Meta, Berisha dhe Rama duhet të mbetet në muze, por jo afër pavionit të Vojo Kushit, që tashmë do modifikohet dhe mbase nuk do jetë më si më parë, po diku ku mund të mos vizitohen me kërshëri. Dhe, aty nuk i bëjnë dot hije klasit trimëror të Vojos, që e përmendin, kur u vjen dekiku i fundit. (Javanews)

Next Post
Kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Shqipëria mund ta mundë Italinë. Në fushë luajnë futbollistët, jo historia

Kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Shqipëria mund ta mundë Italinë. Në fushë luajnë futbollistët, jo historia

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Ky analist hermafrodit, asnje fjale per nevojen e rregullimit te medias (ligji), nderkohe jep leksion per ligjin e partive politike ; qellimi eshte qe perkrah politikaneve Berisha e Meta, te perfshije patjeter dhe Ramen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In