• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Shqipëria mund ta mundë Italinë. Në fushë luajnë futbollistët, jo historia

by Java News
18/04/2024 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, i cili në 2006 rrëmbeu edhe ‘Topin e Artë’, ishte sot në Shqipëri ku u ndal të fliste për ndeshjen e parë të grupit në Europian që ‘axurrët’ do ta luajnë pikërisht kundër Shqipërisë.

“Nuk ka frikë, por ka respekt të madh për Shqipërinë. E dimë që është një kombëtare që ka lojtarë të mirë, gati të gjithë luajnë jashtë, marrin shumë eksperiencë. Shumë luajnë edhe në kampionatin tonë dhe dihet pastaj se në fazat finale të këtyre evenimenteve nuk të dhuron askush asgjë,”-u shpreh Cannavaro.

Pyetjes nëse Shqipëria mund ta mundë Italinë apo jo Cannvaro u përgjigj kështu:

“Sigurisht. Pse nuk duhet? Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria?,”-tha ai.

50-vjeçari më tej shtoi se Italia nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa u ndal të fliste për karrierën personale ku si futbollist ka qenë shumë më i suksesshëm sesa trajner, të paktën për momentin.

“E rëndësishme është që një trajner të jetë duke trajnuar pastaj se ku nuk ka shumë rëndësi. Mund të jetë në Seria A apo në Kinë e Arabi. E rëndësishme është që një trajner të jetë në bankinë,”-deklaroi ai.

Fabio Cannvaro ishte këtë të enjte në Shqipëri ku në ‘Shtëpinë e Futbollit’ zhvilloi një seminar me trajnerët e rinj, teksa tema fliste sesi një futbollist i suksesshëm mund të bëhej edhe një trajner i mirë.

Intervista e plotë e Cannavaros dhënë për mediat shqiptare.

“Unë mendoj gjithmonë që ndeshja e parë e një botërori apo evropiani është gjithmonë e komplikuara. Vihet pas një periudhe pune dhe skuadrat nuk dihet se në ç’gjendje janë. Të luhet kundër jush nuk është e lehtë sepse jeni një skuadër e re, e fortë, dhe me një trajner shumë të përgatitur. Sigurisht që për Italinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.”

Do të jetë një ndeshje jetike për Italinë?

“Unë mendoj që normalisht ndeshjet duhen fituar. Në të njëjtën kohë duhet ta tregosh në fushë. Është një skuadër me një trajner të ri, ka lojtarë që kanë eksperiencë të ndryshme. Spaleti është një trajner me eksperiencë shumë të madhe, edhe në futbollin ndërkombëtar. Ndeshja është e parë, pastaj në Itali dihet po humbe një ndeshje pastaj bëhet dramë.”

Keni frikë nga Shqipëria, se mund ta bëjë Italinë ta nisë keq Europianin?

“Nuk ka frikë, por ka respekt të madh për Shqipërinë. E dimë që është një kombëtare që ka lojtarë të mirë, gati të gjithë luajnë jashtë, marrin shumë eksperiencë. Shumë luajnë edhe në kampionatin tonë dhe dihet pastaj se në fazat finale të këtyre evenimenteve nuk të dhuron askush asgjë.”

Mendoni se Shqipëria ka mundësi të mundë Italinë?

“Sigurisht. Pse nuk duhet? Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria?”

Italia megjithatë është kampione Europe në fuqi….

“Kanë kaluar vite. Nuk shkojmë në botëror prej shumë vitesh. Sigurisht nuk po kalojmë një moment pozitiv por e dimë që kemi lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjet.”

Jeni gati për një bankinë të rëndësishme?

“Mua më pëlqen të trajnoj, është një gjë që më jep shumë kënaqësi. Në Itali ka koncept ndryshe për këtë, por e rëndësishme është që një trajner të jetë duke trajnuar. Mund të jetë në Seria  A, Kinë, Shqipëri apo Arabi. E rëndësishme është që një trajner të jetë në bankinë.”

Rikthehemi te Evropiani. Eksperienca na tregon se kur Italia është me shpatulla pas murit bën keq?

“Tani nuk jemi me shpatulla pas murit. Jemi një skuadër që është investuar pak tek të rinjtë dhe infrastrukturë. Por ne jemi Italia dhe dihet që të luash kundër nesh është gjithmonë e vështirë.”

Kush është skuadra juaj e zemrës?

“Unë jam lindur e rritur në Napoli dhe ajo është skuadra që kam bërë gjithnjë tifo. Pastaj kam pasur fatin të luaj në ekipe të rëndësishme si Inter, Parma, Juventus dhe Real Madrid. Më pëlqen gjithnjë t’i ndjek.”

Keni ndonjë lojtar nga Shqipëria që ju pëlqen?

“Keni 2 qendërmbrojtës shumë të mirë, që e njohin kampionatin tonë dhe po bëjnë një eksperiencë të madhe.”/m.j

Next Post
VIDEO/ ‘Biri i erës’, gjimnazisti nga Xhamajka thyen rekordin e Usain Bolt, qëndronte në fuqi prej 22 vitesh

Gjekmarkaj: Europa është përsëri larg, më larg se ura e Qabesë, Fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, gënjeshtra vërshon si…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In