• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rasti “kleçka” Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm në apel?

by A R
16/04/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime nga Gjykata kanë thënë në kushte anonimiteti se aktgjykimi që Limajn dhe nëntë të tjerët i rishpall të pafajshëm është nxjerr dy muaj më parë, por ende nuk është publikuar. “Ankesa e Prokurorisë është hedhur poshtë dhe është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë”, ka thënë një burim tjetër.

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm deputetin, Fatmir Limaj, ka mësuar Insajderi. Aktgjykimi i jep fund procesit “Kleçka”.

Një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar.

Burime nga Gjykata kanë thënë në kushte anonimiteti se aktgjykimi që Limajn dhe nëntë të tjerët i rishpall të pafajshëm është nxjerr dy muaj më parë, por ende nuk është publikuar.

“Ankesa e Prokurorisë është hedhur poshtë dhe është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë”, ka thënë një burim tjetër.

Të njëjtin konfirmim Insajderit ia kanë dhënë edhe dy burime tjera.

Në Gjykatën e Apelit nuk kanë folur për këtë me arsyetimin se ende nuk është publikuar aktgjykimi. Pa u publikuar ky aktgjykim nuk kanë dashur të flasin as në ekipin mbrojtës të Fatmir Limajt.

Apeli i ka dhënë fund këtij procesi të gjatë që ka nisur pesë vjet më parë. Limaj dhe të tjerët janë shpallur dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë.

Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Prokuroria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit duke kërkuar rigjykim apo dënim të të akuzuarve për krime lufte në fashatin Kleçkë.

Ankesa e Prokurorisë ishte shqyrtuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit.

Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.

Zogaj e kishte ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Disa muaj para nisjes së gjykimit, Zogaj ishte gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur. Pos dëshmive gojore, ai kishte dorëzuar një ditar i cili ishte shpallur si provë e pranueshme nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria kishte thënë në aktakuzë se disa robër të mbajtur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në një burg të kontrolluar në fshatin Kleçkë janë torturuar dhe vrarë. Ekzekutimi i robërve është bërë pa aktgjykim dhe me urdhër të stafit të UÇK-së. Janë gjetur trupat e viktimave serbe, ndërsa trupat e viktimave shqiptare të Kosovës nuk janë gjetur.

“Dëshmitari më i rëndësishëm Agim Zogaj ka ardhur vullnetarisht dhe ka rrëfyer tregime të detajuara lidhur me veprat penale që kanë ndodhur në burgun e Kleçkës para se autoritetet hetuese të kenë pasur idenë se çfarë kishte ndodhur atje. Fatkeqësisht Agim Zogaj vdiq para shqyrtimit kryesor, megjithatë ai i kishte dhënë disa deklarata dhe së pjesërisht mbrojtja kishte bërë disa pyetje”, thuhet në ankesën e Prokurorisë kundër aktgjykimit lirues.

Organi i akuzës pretendon se të gjithë të pandehurit kanë qenë anëtarë të UCK-së. Fatmir Limaj thotë se ka mbajtur pozitën më të lartë në UCK dhe ai ishte përgjegjës për burgun e improvizuar të UCK-së në fshatin Kleçkë. Kontrolli mbi burgun sipas Prokurorisë ishte nën Fatmir Limajn i cili në fakt ishte shef i Policisë Ushtarake të UÇK-së për atë zonë.

Pretendohet se Agim Zogaj ka shërbyer në burgun e Kleçkës si mbikëqyrjes i stafit. Prokuroria thotë se Zogaj sinqerisht kishte dëshmuar se Fatmir Limaj ishte përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së dy serbëve të cilët ishin vrarë dëshmitari. Të pandehurit e tjerë pretendohet se kanë shërbyer si gardian apo staf mbështetës të burgut.

“Fatmir Limaj kishte përgjegjësi të mbikëqyrjes organizative, prandaj ai kishte arsye të dinte se ishin kryer veprat penale. Të burgosurit nuk kanë mundur të largohen nga burgu pa dijeninë e tij. Gjithashtu ekzekutimi i njëpasnjëshëm i të burgosurve tregon se Fatmir Limaj të paktën kishte dështuar për të marrë masat e arsyeshme dhe të duhura për të shmangur veprat penale dhe për të dënuar kryerësit e veprave penale. Veç kësaj ai e kishte urdhëruar Agim Zogajnt që t’i vrasë dy të burgosurit”, pretendonte Prokuroria./Insajderi.com

Next Post

Zëri i Amerikës/ Pavarësisht humbjeve, Shteti Islamik ende tepër i fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

September 22, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! -

Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! –

September 22, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut –

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com