• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zëri i Amerikës/ Pavarësisht humbjeve, Shteti Islamik ende tepër i fortë

by A R
16/04/2016 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një komandant i forcave kurde Peshmerga është ulur në divan në selinë e komandës së tij në qytetin Sulejmanie. Në një tavolinë pranë, ka një pjatë me fruta të thara dhe arra. Pranë tavolinës së punës ka dy pushkë snajper.

“Sa më shumë reziston ISIS, aq më tërheqës bëhet për të rinjtë e pashpresë, për të rinjtë e shtypur nga qeveria e këtushme në Siri dhe vende të tjera,” thotë ai me një të folur ku dallohet qartë theksi anglez.

“ISIS nuk do të largohet vullnetarisht. Nuk do të marrë fund kur të marrim qytetin e Rakës apo Mosulin. Lufta do të vazhdojë,” paralajmëron komandanti.

Analiza e situatës disa javë më parë nga Polad Jangi, kreu i operacioneve anti-terroriste në zonën Kirkuk-Sulejmanie, është edhe më e zymtë se analiza që japin publikisht zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Obama.

Por analiza e komandantit Jangi mund të jetë edhe më realiste, siç shprehen zyrtarë ushtarakë dhe të zbulimit të cilët thonë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka shënuar përparime reale, por këto përparime janë shënuar në periferi të territorit të kontrolluar nga ISIS dhe se zonat ku rreth zemra e organizatës nuk kanë marrë ndonjë goditje dërrmuese.

Angazhim Selektiv

Ajo që i shqetëson zyrtarët është se megjithë që ISIS po humbet terren, pasi ka humbur 40% të territorit të kontrolluar në Irak dhe të paktën 10% të territorit në Siri, kjo organizatë po mëson shumë nga humbjet që ka pësuar. Dikur ky rrjet i shpërndante nga të gjitha anët forcat dhe energjitë dhe angazhohej në çdo konflikt të mundshëm, por tani po i zgjedh betejat që do të zhvillojë me më shumë kujdes.

“Tani ISIS po vendos përparësitë e angazhimit, duke u përqëndruar në mbrojtjen e territorit të Mosulit dhe Rakës. Pritet që ata të zhvillojnë një luftë të fortë për t’i mbrojtur këto territore,” thotë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

Ekziston shqetësimi se sa më e vështirë të bëhet situata për ISIS, aq më e rrezikshme do të bëhet kjo organizatë.

“ISIS ka humbur udhëheqës të lartë, mijëra luftëtarë dhe territor. Pa diskutim kjo organizatë do të përpiqet ta kompensojë këtë humbje,” thotë një zyrtar amerikan i zbulimit.

Dhe kjo organizatë e ka tashmë përvojën për të kompensuar humbjet:

“ISIS ka një skemë veprimesh që e ndjek në operacionet e mbrojtjes për të ruajtur territorin bazë të kalifatit,” thotë Harleen Gambhir, analiste për anti-terrorizmin në Institutin e Studimit të Luftës. “Kjo organizatë ka përvetësuar artin e përçarjes së forcave ushtarake të kundërshtarit në betejë me irakianët”.

Rekrutime të Reja

Humbjet e vazhdueshme në radhët e ISIS nuk duket se kanë sjellë efektin e kërkuar në ndaljen e këtij grupi. Mbi 25 mijë luftëtarë të ISIS mund të jenë vrarë nga goditjet e koalicionit ndërkombëtar në Irak dhe Siri. Por deri kohët e fundit, sipas analizës së zyrtarëve ushtarakë dhe të zbulimit, ISIS ishte në gjendje të tërhiqte deri në 1000 ushtarë të rinj në muaj. Këto rekrutime ishin thuajse në të njëjtat ritme me humbjet.

Edhe me intensifikimin e fushatës ajrore,  me shtimin e forcave speciale amerikane dhe përforcime të reja me forca irakiane dhe siriane në terren, ISIS mbetet një forcë madhore.

Sipas përllogaritjeve të fundit të shërbimeve amerikane të zbulimit, ISIS ka rënë nga 32 mijë ushtarë në radhët e tij në 19 mijë-25 mijë.

Megjithatë, raportet e fundit se ISIS është detyruar të shfrytëzojë fëmijë si ushtarë mund të jenë të ekzagjeruara.

“Ideja që mund të kenë filluar të përdorin fëmijë si ushtarë është shumë shqetësuese, por ISIS mbetet në masë të madhe një organizatë që varet tek rekrutët në moshë të rritur nga vende të tjera dhe nga popullata që ka nën kontroll. Nuk ka gjasa që ISIS të mbështetet shumë tek fëmijët për të mbushur radhët luftarake,” thotë një zyrtar amerikan i anti-terrorizmit.

Numri i të Vrarëve

Zyrtarë dhe analistë amerikanë paralajmërojnë që të mos shihet numri i luftëtarëve të vrarë si shenjë suksesi.

“Nëse analizojmë ofensivën në Anbar që u udhëhoq nga Abu Omar al Shishani në 2014, ai veproi me një numër relativisht të vogël njerëzish për të zaptuar territor të madh,” thotë Daveed Gartenstein-Ross, analist në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

“Ata janë përballë një situate të vështirë, por nuk do t’i konsideroja të mundur, pasi ende janë në gjendje të na habisin dhe të marrin territore të reja,” thotë analisti.

Audienca Bazë

Një anketë e nxjerrë këtë javë nga ASDA’A Burson-Marsteller bazuar në intervista të drejtpërdrejta me 3500 vetë, zbuloi se të rinjtë në 16 vende arabe “në masë dërrmuese janë kundër këtij grupimi dhe besojnë se do të dështojë”. 50%  prej të anketuarve e quajnë ISIS pengesën kryesore të Lindjes së Mesme.

Megjithatë, analisti Gartenstein-Ross paralajmëron se mund të duhen humbje të tjera për t’iu kundërvënë retorikës së ISIS për zgjerim të vazhdueshëm, sidomos nëse ky grupim vazhdon sulmet terroriste jashtë Irakut dhe Sirisë.

“Për sa kohë që kontrollojnë territor, ata do të jenë në gjendje të influencojnë tek një kryengritje globale xhihadiste,” paralajmëron Haras Rafiq, drejtor i Fondacionit Quilliam, një organizatë anti-terroriste me seli në Londër.

Pikërisht ai është çelësi i jehonës së ISIS që ndjehet edhe në Perëndim./VOA

Next Post

Meta në Konferencën e XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

May 13, 2026
Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

May 13, 2026
Rama prezanton programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, partneritet i ri për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

Rama prezanton programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, partneritet i ri për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

May 13, 2026
Pas shpërthimit në MV Hondius, OBSH: Deri tani nuk ka shenja për përhapje të gjerë të Hantavirusit

Pas shpërthimit në MV Hondius, OBSH: Deri tani nuk ka shenja për përhapje të gjerë të Hantavirusit

May 13, 2026
Gjobitet gjyqtari në Spanjë, përdori ChatGPT për vendimin

Gjobitet gjyqtari në Spanjë, përdori ChatGPT për vendimin

May 13, 2026
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori për shkelje të standardeve ushqimore

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori për shkelje të standardeve ushqimore

May 13, 2026
“Jemi miq, do shkojmë mirë”, Trump fluturon drejt Kinës, merr me vete edhe Elon Musk

“Jemi miq, do shkojmë mirë”, Trump fluturon drejt Kinës, merr me vete edhe Elon Musk

May 13, 2026

MorningBrussels: Kryebashkiaku i Tiranës shton përpjekjet për t’u liruar nga “paraburgimi”

May 13, 2026
Tre kate pallati të ndërtuara pa leje, Policia dhe IMT konfiskojnë objektin e banimit në Tiranë

Tre kate pallati të ndërtuara pa leje, Policia dhe IMT konfiskojnë objektin e banimit në Tiranë

May 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Sukth! Makina përplas motorin, humb jetën 28-vjeçari

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In