• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij”

by Java News
22/08/2018 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imami Ahmed Kalaja i ka dalë sot në mbrojtje te Edmond Begos, duke e vlerësuar si njeri dhe duke e ngritur madje në qiell figurën e tij, si të një prindi sakrifikues dhe që iu ka siguruar bukën qindra jetimëve.

Ai thotë se Bego e ka shlyer dënimin dhe është penduar para Zotit. Kalaja shkruan se fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin.

“Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës”, shkruan Kalaja.

Hoxha ka edhe një pyetje duke iu referuar akuzave të opozitës, pasi thotë se a do gjejnë faltore ku të falen ata që abuzojnë me dinjitetin e tjetrit?!

STATUSI I HOXHËS AHMET KALAJA

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Kështu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.

Mirëpo Islami nuk është mjaftuar me kaq po na mëson se vuajtja e dënimit është pjesë e pendimit si edhe domosdoshmëri për funksionimin e pendimit, siç edhe na mëson se në momentin që drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos. Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, përkushtimet e tij ndaj njerëzve në nevojë saqë një status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po që jam i sigurt se ai kurrë nuk do ta dëshironte që të përmendim gjëra të tilla se qëllimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim që shumë shpejt gjërat u zbardhën edhe u sqaruan.

Tani pyetja është: a do të gjejnë faltore apo altar ku të falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit për padinjitetin e tyre?!

a.ç

Next Post
Ekzekutori i fundit i kampit të përqendrimit

Ekzekutori i fundit i kampit të përqendrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

January 13, 2026
Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

“Së shpejti në Kiev për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur”/ Spiropali dënon sulmet ruse në Ukrainë

January 13, 2026
Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

January 13, 2026
Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

January 13, 2026
Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In