• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

by Os De
13/01/2026 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të saj. 

Po ashtu në njoftim shkruhet se Brunilda gjatë gjithë karrierës së saj dha një kontribut të çmuar dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e sektorit të Mikrofinancës, duke qenë një ambasadore e palodhur e rolit të kësaj shoqate në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. 

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të Brunildës. 

Njoftimi i Mikrofinanca Shqiptare: 

Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës. 

Brunilda ishte një kolege shumë e dashur, një profesioniste e shkëlqyer dhe një kontribuese e jashtëzakonshme në sektorin e mikrofinancës. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo dha një kontribut të çmuar dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e këtij sektori, duke qenë një ambasadore e palodhur e rolit të m në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. 

Puna dhe angazhimi I saj u karakterizuan jo vetëm nga profesionalizmi dhe vizioni, por edhe nga integriteti, përkushtimi dhe ndjeshmëria njerëzore. Brunilda mishëronte një karakter të rrallë, ku profesionalizmi, dhembshuria dhe vlerat morale bashkëjetonin në mënyrën më të butë, më të heshtur dhe më njerëzore të mundshme. Ajo frymëzoi respekt, besim dhe admirim tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të. 

Përtej angazhimit profesional, Brunilda ishte një bashkëshorte e dashur dhe një nënë e mrekullueshme, e përkushtuar me dashuri të pakushtëzuar ndaj familjes së saj. 

Humbja e saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës, në komunitetin e mikrofinancës dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën. 

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të saj në këtë moment dhimbjeje të thellë. 

Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj. 

 

Next Post
Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In