• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekzekutori i fundit i kampit të përqendrimit

by Java News
22/08/2018 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë i vjetër me mjekër të plotë dhe me kasketë zbret të martën në mëngjes nga një avion ushtarak në aeroportin e Dyseldorfit.

Me këtë merr fund edhe një mosmarrëveshje diplomatike mes Gjermanisë dhe SHBA.

Ai është Jakiv Palij, 94 vjeç, i lindur në Poloni, sot pa asnjë nënshtetësi.

Në 1941 atë e përgatitën në kampin e punëtorëve me punë të detyruar dhe të shkollimit Travniki, pranë Lublinit, si ndihmës të nazistëve SS.

Sipas hetuesve amerikanë, në kampin e punës Travniki ai besohet se ka marrë pjesë në vrasjet në masë të 6000 hebrenjve.

Pas luftës, Palij emigroi në SHBA dhe u tha autoriteteve, kur hyri në SHBA, se kishte qenë fshatar i thjeshtë. Kur dekada më vonë doli në dritë anëtarësia e tij te SS-ët, SHBA ia hoqën nënshtetësinë amerikane. Që prej vitit 2005 ato janë përpjekur ta dëbojnë.

Përgjegjësia morale e Gjermanisë

Për dekada Gjermania refuzoi ta pranojë, sepse Palij nuk është shtetas gjerman. Tani, me pranimin e Palijit, qeveria federale gjermane jep një sinjal të qartë për “përgjegjësinë morale të Gjermanisë”.

Me këtë Gjermania plotëson kërkesën e SHBA, të senatorëve, deputetëve të kongresit dhe përfaqësuesve të komuniteteve hebreje në SHBA: të gjithë ata argumentojnë se personat, që i kanë shërbyer regjimit nazist nuk duhet ta kalojnë të paprekur pleqërinë në SHBA.

Në përputhje me këtë, e kënaqur u tregua Shtëpia e Bardhë pas dëbimit të Palijit në Gjermani. Presidenti Trump i vlerësoi “masat e gjera të qeverisë së tij për dëbimin e këtij krimineli lufte nga SHBA.”

Burrat e Travnikit

Trajtimi i bashkëpunëtorëve në krimet e SS-ve vazhdon të jetë i vështirë. Shumë prej të ashtuquajturve burra të Travnikit kanë marrë pjesë direkte në Shoa, në masakrimin e hebrenjve, në kampet e asgjësimit Belzec, Sobibor dhe Treblinka. Shpesh ata janë me origjinë nga Polonia, Ukraina ose nga Shtetet Baltike. Më i njohuri i 4000 ose 5000 burrave të Travnikit ishte John Demjanjuk, të cilin e dëbuan nga Shtetet e Bashkuara në 2009 në Gjermani. Tri vjet më vonë, Gjykata e Landit të Mynihut e dënoi me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për dhënie ndihme në vrasje të cilësuar, në më shumë se 28000 raste. Përpara se vendimi të merrte formë të prerë, në vitin 2012 Demjanjuku vdiq.

Padija në rastin e Palijit është e paqartë

Nëse në rastin e Palijit do të ngrihet aktakuzë, kjo është e pasigurtë. Prokuroria e Vyrcburgut nisi më 2015 hetime kundër Palijit, por e mbylli procedurën për shkak të mungesës së provave.

Ndryshe nga rasti i Demjanjukut, për Palijin deri tani nuk është gjetur asnjë dokument, asnjë dokument identifikues shërbimi, asnjë dosje personeli, që të dëshmojë pjesëmarrjen e tij në Shoa.

Paliji vetë është betuar gjithmonë se SS e kishte detyruar që të punonte në shërbimin e Travnikit. “Një dorëzim nga SHBA në Gjermani nuk ndryshon njëherë për njëherë asgjë në gjendjen e dëshmive”, konstaton kryeprokurori Jens Rommel në bisedë me DW. Si drejtues i një Instance Qendrore në Ludvigsburg ai zhvillon hetime për krimet naziste.

Që t’i provohet Palijit ndihma për vrasje duhen të paktën dëshmi që ai ka marrë pjesë në një “krim sistematik”, si mbikqyrës ose si shofer.

Po të mos hapet tani proces kundër Palijit, ish-ekzekutori në kampin e përqendrimit ndoshta do t’i kalojë vitet e fundit të jetës së tij në ndonjë shtëpi për të moshuar.(DW)

Next Post
Kosovë/”Syri i Popullit”, sipas aktakuzës, kërkoi njohjen e Enver Hoxhës si hero kombëtar!

Vettingu tremb gjyqtarët e Apelit të aplikojnë për në KLGJ, s'ka kandidatë për vakancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In