• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i Erionit nga Korça, Rama publikon lajmin e mirë për 29-vjeçarin

by Java News
01/10/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e Erion Xhangollit, nga fshati Barç i Korçës, i cili ka nevojë për kujdes të veçantë shëndetësor.

Historia dramatike e 29-vjeçarit u publikua dje në rrjetet sociale, ndërsa kreu i qeverisë bën me dije se shumë njerëz i janë ankuar në Whatsapp, duke i dërguar mesazhe pafund.

Ndërkohë, Rama nënvizon se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kishte organizuar më herët vizitën dhe i riu po transportohet drejt spitalit në Tiranë.

Mirëpo, përveç lajmit të mirë për Erionin, i cili do të marrë trajtim të specializuar, Rama ndan edhe një tjetër shqetësim personal.

“Një falenderim edhe për faqen që e postoi rastin dhe faqet e tjera që e ripostuan. Më hapën punë me “bombardimin” duke publikuar edhe numrin tim, sepse do të kishte mjaftuar një sms, por përveç zgjidhjes së problemit kanë menduar edhe për të marrë “like”-t e rastit, kështu që s’ka problem”, shkruan Rama.

Komenti i plotë i kryeministrit:

Dje pasdite përmes një faqeje në fb u publikua një rast dramatik nevoje për kujdes të veçantë shëndetësor në fshatin Barç të Korçës. Si rrjedhojë e publikimit, pati një sensibilizim të lexuesve që e “bombarduan” zyrën time online në ëhatsap, duke dërguar linkun e faqes në fjalë.

  • E rëndësishme është të sqarohet se 29 vjeçari, Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve tona shëndetësore.
  •  Disave që linkun e shoqëruan me të shara e me broçkulla të tipit, “po vdes populli, se s’ka spitale”, etj., u them se duhet t’i bëjnë një rifreskim memories, e të kujtohen se çfarë rrumpalle e frikshme ishin spitalet deri para pak vitesh dhe nëse sot, ka ende shumë akoma për të bërë, duan s’duan ata, situata ka ndryshuar si dita me natën.
  • Të tjerët, shumicën e atyre që e çuan linkun, pa komente apo edhe me fjalë të edukuara kërkese për vëmendje nga ana ime, i falenderoj me respekt për njerzillëkun e tyre dhe përmes këtyre fotove, i informoj se qysh në momentin e parë të publikimit të videos së këtij rasti dramatik, Ogerta kishte organizuar vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës për sot në mëngjes.
  •  Një falenderim edhe për faqen që e postoi rastin dhe faqet e tjera që e ripostuan. Më hapën punë me “bombardimin” duke publikuar edhe numrin tim, sepse do të kishte mjaftuar një sms, por përveç zgjidhjes së problemit kanë menduar edhe për të marrë “like”-t e rastit, kështu që s’ka problem:-)

RËNDËSI KA QË ERION XHANGOLLI, PO MERR SHËRBIMIN E DUHUR NË AUTOAMBULANCËN MODERNE, RRUGËS PËR NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË. MË PAS AI DO TË KETË NË SHTËPI KREVATIN SPECIAL QË KËRKON TRAJTIMI I PLAGËVE TË TIJ, SI EDHE NJË INFERMIERE TË DEDIKUAR QË DO TA NDJEKË SIPAS KALENDARIT MJEKËSOR?‍⚕️

Forca Erion, sot ke pranë shumë miq dhe ne jemi me ty

Next Post
FOTO/ Plasin memet, avioni ‘Nard Ndoka’, do bëjë linjën Tiranë-Caracas

FOTO/ Plasin memet, avioni ‘Nard Ndoka’, do bëjë linjën Tiranë-Caracas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In