Interesimi për mesfushorin holandez, Frenkie De Jong, vazhdon të rritet. Ajaxi, madje sipas “Sport”, e ka vendosur çmimin e tij, dhe është 75 milionë euro.
Barcelona është në kërkim të De Jongut, dhe është në gjendje të bëjë çmos për t’i siguruar shërbimet e tij e për ta sjellë në skuadër 21-vjeçarin e Përfaqësueses së Holandës, transmeton KTV.
Mirëpo, interesim për të kanë shprehur edhe skuadra tjera të njohura si Tottenhami, Roma, PSG-ja e Real Madridi. (b.an)










