• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti “Bujar Sheshi” dhe publikimi i bashkëpunëtorëve të Sigurimit

by Eduard Zaloshnja
01/02/2019 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Disa muaj pasi ishte zgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i propozuar nga Kryeprokurorja Marku, Bujar Sheshi morri pjesë në një votim shumë të rëndësishëm në këtë këshill. Ai votoi pro kthimit të prokurorit Hajdarmata në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga e cila e kishte larguar Kryeprokurorja Marku. (Për kujtesë, Hajdarmata ishte prokurori që kishte mbrojtur në Kuvend kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit.)

Fill pas votimit të Sheshit në kundërshtim me vendimin e Kryeprokurores Marku, në media qarkulloi një dokument i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas të cilit një njeri me gjeneralitete të ngjashme me të Sheshit (por jo të njëjta) kishte qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit në vitin 1974 (në moshë të mitur). Kryetarja e Autoritetit (që ka qenë më parë një zv.ministre e Ramës) deklaroi se pavarësisht mospërputhjes së gjeneraliteteve, personi që ka qenë bashkëpunëtor i mitur i Sigurimit është në fakt Bujar Sheshi. Dhe Sheshi e ka paditur kryetaren dhe të gjithë Autoritetin për këtë gjë.

Se si do të përfundojë gjyqi mes tyre duhet t’ia lëmë kohës të na e tregojë, por një gjyq në opinionin publik ka ditë që zien.

Në mënyrë të ngjashme, para disa muajsh u bë një gjyq i tillë publik për një kandidat tjetër për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Një prokuror nga Durrësi, Autoriteti i Dosjeve e certifikoi si të pastër në lidhje me të kaluarën e tij para vitit 1990, dhe ai ishte gati të votohej si anëtar i KLP-së. Por opozita publikoi një faksimile të një dokumenti të firmosur nga prokurori, që tregonte se ai kishte qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit, kur kishte punuar në Portin e Durrësit.

Autoriteti i Dosjeve kërkoi falje publike për atë rast, duke u justifikuar se dokumentet ishin të shpërndara në shumë arshiva, dhe i kishte shpëtuar ky rast. Ndërsa në rastin e Bujar Sheshit kishte rrëmuar në të gjitha arshivat, dhe prandaj ishte vonuar disa muaj deri sa e verifikoi plotësisht atë. Por për rastësi, publikimi ndodhi pasi Sheshi kishte votuar kundër Kryeprokurores Marku…

Dy standardet e ndryshme të përdorura në këto raste të bëjnë të dyshosh se Autoriteti i Dosjeve nuk vepron jashtë ndikimit të korrenteve e përplasjeve politike të ditës. Dhe ky përbën një problem afatgjatë për politikën, administratën dhe median shqiptare. Në fakt, gjithkush mund të jetë i shantazhueshëm me dosjet që ka në barkun e tij ky autoritet, si ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, edhe ata që mund të kenë emra të ngjashëm me ish-bashkëpunëtorë.

Kanë kaluar pothuaj tri dekada qysh nga shpërbërja e Sigurimit të Shtetit, dhe është mëkat i madh që dosjet e tij të përdoren edhe sot si mjet shantazhi dhe kontrolli ndaj politikanëve, zyrtarëve dhe njerëzve të medias. Për këtë arsye, do të ishte e udhës që të publikohen të gjithë emrat e ish-bashkëpunëtorëve dhe ish-punonjësve të sigurimit, që sot janë politikanë, zyrtarë apo gazetarë, analistë ose opinionistë. Në këtë mënyrë dosjet e Sigurimit nuk mund të jenë më një mjet shantazhi.

Po sa besim mund të ketë publiku tek një listë e përpiluar nga Autoriteti i Dosjeve? Aktualisht ndoshta nuk ka, por në qoftë se atij i atashohet një ekspert gjerman, që është marrë me dosjet e Stasit, besimi mund të rritet (Për kujtesë, ekspertë gjermanë ishin ata që dhanë konsulencë për ligjin e dosjeve të Sigurimit).

Po a nuk do të shkelej e drejta e privatësisë së njerëzve që do t’u dilte emri në listën e bashkëpunëtorëve apo punonjësve të sigurimit? Në fakt ky ishte edhe shqetësimi i ekspertëve gjermanë, të cilët ishin kundër publikimit të emrave. Por besimi te Autoriteti i Dosjeve në Gjermani ishte i lartë, ndërsa në Shqipëri… Dhe në rastin kur ky besim nuk është i plotë, shoqëria duhet të vërë në peshë privatësinë e politikanëve, zyrtarëve e njerëzve të medias, nga njëra anë, dhe dëmin shoqëror që mund të bëjë shantazhimi i tyre me dosje të qena e të paqena, nga ana tjetër.

Dikush që ka qenë vërtetë bashkëpunëtor i Sigurimit mund të bëjë gjëra të dëmshme për shoqërinë, përderisa e urdhëron bosi që mund t’ia hapë petat lakrorit. Dikush tjetër që mund të mos ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, mund të sulmohet si i tillë në publik, kur bosave s’u pëlqen një qëndrim i tij. Dhe sa të sqarohet e vërteta nëpër gjyqe të stërgjatura ndër vite, dëmi është bërë…

/afp.al

Next Post
Reshjet e dëborës, ARRSH: Akset ku duhen përdorur zinxhirët

Reshjet e dëborës, ARRSH: Akset ku duhen përdorur zinxhirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

October 22, 2026
“Nuk kam fletë-thirrje”- U paraqit në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron shkakun e vizitës në SPAK: Po bëj kallëzim!

“Nuk kam fletë-thirrje”- U paraqit në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron shkakun e vizitës në SPAK: Po bëj kallëzim!

October 22, 2026
Transporti në Itali i paralizuar nga greva, Meloni i jep zgjidhje kamionistëve, subvencione edhe për fermerët!

Transporti në Itali i paralizuar nga greva, Meloni i jep zgjidhje kamionistëve, subvencione edhe për fermerët!

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

“Opozita nuk do tërhiqet përballë presionit”- PS kërkoi përjashtim të 20 deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik!

October 22, 2026
Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës

Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës

October 22, 2026
U zhduk kur ishte vetëm 16 vjeçe, familja kërkon Rajmonda Kotorrin edhe pas 25 vitesh! E motra: Ta dimë a është gjallë, a ka vdekur!

U zhduk kur ishte vetëm 16 vjeçe, familja kërkon Rajmonda Kotorrin edhe pas 25 vitesh! E motra: Ta dimë a është gjallë, a ka vdekur!

October 22, 2026
Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

October 22, 2026
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

October 22, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Italia dhe Spanja bien dakord të heqin kontrollet kufitare pas gati 3 muajsh tensionesh për Ceutën

October 22, 2026
“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In