• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RASTET: Qentë e rrugës bëjnë kërdinë në Tiranë, 30 ankesa për kafshime në 2 muaj, mes tyre edhe fëmijë

by
03/04/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qentë endacakë në rrugët e Tiranës janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues për qytetarët dhe në disa raste ata janë kthyer në viktima të kafshimeve.

Vetëm në dy muajt e fundit janë 30 raste kur qytetarët e Tiranës janë ankuar për kafshime nga qentë, shumica e të cilëve fëmijë. Shumë prej qenve që po qarkullojnë në kryeqytet muajt e fundit dhe qe po shkaktojne shqetesime te qytetaret janë qentë që braktisen nga pronarët e tyre, sidomos rracat agresive si pitbull, rottweiler, doberman etj, të cilët cilesohen si te rrezikshem. Stacioni i Trenit, zona e Astirit, Lapraka, Kinostudio, Kombinati etj, janë disa prej zonave problematike.

“Ju lutem na janë bërë shqetësim 2 qen, të cilët u vërsulën fëmijëve dhe po i terrorizojnë sa kanë frikë të rrinë poshtë pallatit. Edhe pse janë me pullë në vesh, njërin prej tyre na i sollën përsëri pasi kishte gati 8-9 muaj që e kishte marrë bashkia. Na i përzënë fëmijët nëpër shkallë të pallatit e do na i dëmtojnë”, është një prej ankesave të banorëve të një pallati në rrugën “Prokop Mima”. “Kush i mbledh këta qentë e rrugës nga bashkia, janë dy qen që rrinë pranë një lavazhi, duhen larguar urgjentisht, kanë tërbuar lagjen çdo natë”, shprehen banorë të një tjetër pallati në kryeqytet.

Shtimi i qenve endacakë dhe agresivë nëpër rrugë është kthyer në problem serioz për rreziqet që ata sjellin. Prania e këtyre qenve në rrugë, përveç mungesës së higjienës dhe rrezikut të sulmit fizik është kthyer në një shqetësim real, ndaj të cilit duhet të merren masa konkrete. Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu.

Përveç infeksionit, dy sëmundjet kryesore që transmetohen nga kafshimi janë tërbimi dhe tetanozi. Sipas studimeve, sëmundjet infektive të qenve endacake dhe të pavaksinuar që mund të transmetohen te njeriu janë shumë të rrezikshme,sepse shpesh mund të shkaktojnë edhe vdekjen . Njëra nga këto sëmundje është tërbimi. Tërbimi është një sëmundje vdekjeprurëse, të cilën e mbartin qentë e infektuar (54%)./ b.h

Next Post
Emrat e fshehtë të kandidatëve të PD-LSI nga Mark Marku, Andrea Mano, Artur Roshi, Mediu dhe Bahri Shaqiri, Dule greqizoi ‘prindërit’

Emrat e fshehtë të kandidatëve të PD-LSI nga Mark Marku, Andrea Mano, Artur Roshi, Mediu dhe Bahri Shaqiri, Dule greqizoi ‘prindërit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In