Marcus Rashford është shprehur tejet i lumtur pas tre golashit që shënoi të martën mbrëma ndaj Norvegjisë.
Talenti i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, shënoi tre gola në ndeshjen debutuese për Anglinë U21, që mposhtën të rinjtë e Norvegjisë me rezultat 6:1.
Ai tha pas ndeshjes se me këtë paraqitje ia ka ‘vështirësuar’ zgjedhjen Jose Mourinhos para derbit të së shtunës kundër Manchester Cityt, citon Zëri. (b.an)











