• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Raportuesja për Kosovën në PE: Dokumentet ‘non-papers’ për ndryshim kufijsh në Ballkan janë hartuar në Moskë

by Java News
11/06/2021 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon gjatë një interviste për Kosova Press, shprehet se dokumentet “non papers” që flasin për ndryshim kufijsh në Ballkan janë hartuar në Moskë dhe Beograd dhe kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin.

“Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-papers’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel”, tha Von Cramon.

Shkurtimisht, ajo ka komentuar edhe përplasjet e djeshme në Samitin e Tiranës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiç. Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte asesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. E, sipas Von Cramon, Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.

“Nuk isha prezente në atë tavolinë. Është e vështirë të komentoj atë gjë. Është fatkeqësi që ne ende jemi në këtë pikë. Çka të them. Nuk kam dëshmitarë të kësaj situate. Është e vështirë të them çkado nga jashtë. Andaj, do doja të jem konstruktive aq sa mundem. Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”, ka deklaruar tutje Von Cramon.

Raportuesja për Kosovën komentoi për KosovaPress liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë. Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

“Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e nevojshme të konsiderohet si i tillë, sepse ne duhet të vazhdojmë me agjendën pozitive në lidhje me atë se për çka duhet të pajtohemi, çka është në agjendën e Kosovës që synohet të arrihet.

Mendoj se për mua, edhe për ne në Bruksel, është më e rëndësishme të fokusohemi në gjërat e përbashkëta për të cilat duhet të punojmë, se të shpërqendrohemi nga këto, t’i quajmë reagime apo kthime prapa të pakëndshme nga Serbia. Prandaj, nëse një gjë e tillë ishte e qëllimshme, e rastësishme, apo thjesht ndodhi, nuk e di. Nuk dua të spekuloj. Do të doja të përpiqemi të gjejmë agjendën në të cilën ju dhe Bashkimi Evropian duan të punojnë, në emër të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo./m.j

Next Post
“Ja kush e nxjerr PD nga kriza”/ Kulluri: Basha e ktheu partinë në byrektore, me mungesë transparence e demokracie

Ish anëtari i KK: Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, ka një padi për Lulzim Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In