• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin……

by A R
09/08/2024 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta çojë në azil. Shfaqej shpesh aty mbasi i kishte gatuar diçka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve.

Sapo shikonte të bijën atij i qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi i shuar i merrte jetë. Ishte i qetë.

Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëcka ishte bërë si një letër e bardhë dhe e pashkruar nga jeta e tij. Nga ditët e të djeshmes kur mundte, në një të sotme me infermierë përreth.

Për të kishte vetëm sot që tretej në mjegull.

Ndonjëherë zbriste dhe e gjenin në oborr të përhumbur në mesnatë në mes të muzikës. Ndonjëherë qante dhe kërkonte ti kapërcente ato mure të shtëpisë të të moshuarve. Në lagjen ku azili gjendet, banorët të tregojnë me kokë tavolinën ku ulej ai me të bijën , e cila nuk donte të mungonte në asnjë nga ditët e të atit. Pinte kafen me të, I mbante duart fort.

Pastaj ikte. Në luftrat e jetes së saj

Në azil gjithmonë takimet janë me orar.

Kishte patur një të djeshme Vixhili, përpara se të quhej moshë e tretë. Krijoi familje. Punoi në tregëti. I paqtë deri mbrëmjen kur shoku I dhomës, një historian I njohur e sulmoi në gjumë me një bastun. E vrau. Edhe vrasësi I tij Zyhdi Shehi një I moshuar me probleme shëndetësore, I paqartë për cfarë ka bërë dhe plot kontradikta në rrëfimin e tij. Por ai e vrau. Dy infermiere njëra e diplomuar për mami , u përpoqën të fshijnë vendngjarjen , ashtu sic fshin skleroza cka kishe jetuar.

Infermieret u arrestuan, sepse si ne jete edhe ne vendgjarje edhe kur s’ka gjurme lexohet si njwfarw gjurm.

Dhe mes pikëpyetjeve të kësaj ngjarjeje, shpirtvrarjes po ju sjell rrëfimin e një ish punonjëseje në shtëpinë e të moshuarve. Shumë gjëra mbeten për tu konfirmuar por mbi gjithcka domosdoshmëria dhe urgjenca që institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle mbi shtëpitë e të moshuarve qofshin ato edhe private , duke verifikuar që nga menunë ushqimore, medikamentet, trajtimin e tyre nëse është njerëzor apo jo

Rrëfimi…..

“Une kam punuar ne kete institucion si infermiere. Si fillim dua te ndaj keqardhjen time per ish pacientin, qe ka humbur jeten.Une e kam pasur pacient Xhilin ( sic e therrisnim ne shkurt).Ishte nje zoteri qe ka punuar tregtar per shume vite po ne ate lagje ,ku ndodhet dhe azili.Nje person i urte dhe i sjellshem. Vuante nga skleroza dhe nuk kishte semundje te tjera shoqeruese. Nuk ishte i dhunshem Vajza e tij shpesh vinte e vizitonte,ne mbasdite dhe e ushqente Pacienti ka pasur probleme shpesh me gjumin naten dhe zgjohej. E gjenin ne oborr ne oren 3-4 te nates e gjenim ne guzhine ose neper dhoma te tjera Shpesh here tentonte dhe te dilte nga godina.

Por dua te cek si fillim si funksionon puna per infermieret: Turni paradites ka maksimumi 5-6 infermiere qe bejne ne fillim ushqyerjen e pacienteve dhe shpendarjen e medikamenteve dhe me pas ndërrimin e pelenave dhe te rrobave te pacienteve Ndersa ne darke qendrojne vetem dy infermiere qe kontrollojne kapacitetin e paciente me 40 ose me shume. Jemi ankuar shpesh per kete gje, per te shtuar staf, por pronari ka refuzuar. Turni nates eshte ne orarin: nis ne tre te mbasdites dhe perfundon te nesmen ne oren 7 te mengjesit, ku dhe dorezohet turni. Rregulli per turnin e nates eshte qe te kontrollohen pacientet cdo nje ore ne te treja goditan. Godinat jane te pajisura me kamera ku kapet cdo pjese e azilit. Normalisht turni nates eshte turni me i lodhshem dhe eshte lejuar qe fjetja e infermiereve te behet me radhe Por ka pasur raste kur infermieret (te dyja) jane gjetur ne gjume, gjate nates. Kjo ben qe gjate nates te ndodhin dhe incidente te tjera pervec kesaj tragjetise. Godina eshte e ndare ne tre pjese ku ne te treja gjendjen pacient ne gjendje shendetsore nga me te renda me semundje te tjera shoqeruese. Persa i perket kryeinfermieres Z.N. M, ajo eshte me profesion Mamie dhe nuk ka nje licence si infermiere. Kane punuar dhe vajza te tjera te cilat nuk kane qene te licensuar ose te siguruara me siguracione. Azili eshte i pajisur me nje mjek qe pergjthesisht vjen paradite ku shikon gjendjen e pacienteve. Ai eshte nje mjek i pergjidhshem. Gjithashtu ne azil eshte dhe nje punonjese sociale. Ne raste ku shfaqen problematika me pacient me gjendje te renduar mendore thirret dhe nje neurologe. Ne godinen ku gjendjet dhe dhoma infermiereve gjendet dhe kati me paciente me problematik. Madje ato mbahen te lidhur gjate dites por ka raste dhe gjate nates.

Pacienti qe ka nderruar jete qendron nje kat me siper dhomes se infermierise. Dhe mendoj qe infermieret kan qenë në gjumë në momentin qe ka ndodhur incidenti pasi ndryshe zhurmat do ishin dëgjuar dhe të bertiturat.

Une kam dhe disa foto nga pacientet qe me kane ngelur ne telefon dhe gjendjen e tyre te mjeruar. Nese ju intereson mund tua dërgoj. Kjo është një foto si mbaheshin te lidhur gjatë ditës. Kjo ndodhet në katin e infermierisë. Dhe zgjidheshin në orën kur vinin familjarët për vizitat e drekës. Por shumica i takojnë ne pjesën e hollit të azilit.

Dmth infermierët i zbresin pacientët poshtë dhe takohen aty. Pas mbarimit të takimit ngjiten përsëri në dhomë, sepse familjarët që kanë pacientët që ecin vete nuk lejohen të futen në dhoma”….

Next Post
Vipat dhe Vipeshat e Shqipërisë!

Vipat dhe Vipeshat e Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In