• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti BE-Turqi: Samit apo matje forcash në Varnan bullgare?

by Java News
25/03/2018 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klimë e acartë në marrëdhëniet e BE me Turqinë.

Në samitin e së hënës (26.03) në Bullgari, si Ankaraja ashtu edhe Brukseli e Berlini duan të flasin për të drejtat e njeriut dhe operacionet ushtarake.

Pas së hënës gjërat do të përmirësohen…të paktën kjo mund të thuhet për parashikimin e motit në qytetin bullgar bregdetar, Varna. Sepse parashikimet për përmirësimin e klimës mes BE dhe Turqisë këtë të hënë janë më të zymta.

Në ç’pikë ndodhen partnerët? Në fillim të vitit, presidenti francez, Emmanuel Macron i vlerësoi si „hipokrite” këto marrëdhënie, javën e kaluar, kancelarja Merkel e kritikoi shumë hapur ofensivën turke në rajonet kurde në Siri. „Është e çuditshme që disa nga aleatët tanë e shohin situatën me sytë e terroristëve”, u kundërpërgjigj Ankaraja.

Zemërimi gjen shprehje edhe në deklarata, si ajo e publikuar para samitit në Bruksel. „Këshilli i BE i dënon shkeljen e vazhdueshme të së drejtës nga ana e Turqisë në pjesën lindore të Mesdheut dhe në Egje.” Po ashtu dënohet fakti që në burgjet turke qëndrojnë qytetarë të BE.

Më shumë se keqkuptime

Nevojë për bisedime ka. Në Bullgari vijnë si kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk ashtu edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker për të folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia rrezikon lehtësimet në viza për qytetarët e saj në BE dhe këstin 3 miliardë euro nga marrëveshja e refugjatëve. Megjithëse marrëveshjen për refugjatët, kancelarja Merkel e mbrojti në Bundestag.

Njëra nga arsyet pse BE por edhe Gjermania reagojnë kaq të përmbajtur ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Turqi. Një Turqi me shpatulla pas muri mund të hapë kufijtë me pasoja të paparashikueshme për BE.

Sevim Dagdelen, deputete e së Majtës në Bundestag thotë se „kjo është një legjendë, që po justifikon faktin që të mos ushtrohet presion ndaj Turqisë.

BE  e humb besueshmërinë, kur kërkon nga njëra respektimin e parimeve dhe ana tjetër nuk ndërmerr asgjë, veç deklaratave. „Samiti as nuk duhej të zhvillohej”, sipas politikanes së majtë.

BE zvogëlon veten para Turqisë?

Me gjasë BE e zvogëlon veten në raport me Turqinë, më shumë se sa realiteti i marrëdhënieve të pushtetit mes dy palëve. „Nuk është e vërtetë që europianët i kanë duart të lidhura përballë Turqisë”, thotë Asli Aydıntaşbaş, eksperte për Turqinë në European Council on Foreign Relations, Këshillin Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ka shumë mënyra, se si BE mund të ushtrojë presion ndaj Turqisë. Sepse Turqia është e lidhur në masë të madhe me lidhje ekonomike me Europën. Sidomos me Gjermaninë.”Kur qeveria turke përdor tone të ashpra kundër Berlinit, bien aksionet e kursi i bursës në Turqi”, thotë Aydıntaşbaş.

Gjermania merr një të gjashtën e eksporteve turke, prej vitesh vendi importues më i madh për Turqinë. Kësaj i shtohen dërgesat financiare të diasporës turke. Sipas Bankës Federale rreth 800 milionë euro rrjedhin çdo vit nga Gjermania në Turqi.

Por Gjermania, kritikon Aydıntaşbaş, nuk ka ditur se si të përdorë forcën e aftësinë vepruese që ka. Në marrëdhëniet bilaterale kjo përdoret, si në rastin e gazetarit të arrestuar, Deniz Yücel, por përtej kësaj me sa duket nuk ka më shumë interes.(DW)

Next Post
Comoedia (1927): Ja çfarë tha Aleksandër Moisiu kur debutoi në Paris

Comoedia (1927): Ja çfarë tha Aleksandër Moisiu kur debutoi në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

February 4, 2026
Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

February 4, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In