• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Comoedia (1927): Ja çfarë tha Aleksandër Moisiu kur debutoi në Paris

by Java News
25/03/2018 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta pariziene, Comoedia, ka botuar, të dielën e 9 tetorit 1927, në ballinë, intervistën ekskluzive të zhvilluar asokohe me aktorin më të madh gjerman me origjinë shqiptare – siç e quan ajo – Z. Aleksandër Moisiun.

Nga Aurenc Bebja

“FRANCA KA NJË STIL”, “GJERMANIA ËSHTË NJË LABORATOR”, NA THA Z. ALEKSANDËR MOISIU

 

Aleksandër Moisi ka lindur në Trieste, nga një baba shqiptar dhe një nënë fiorentinase. Natën e kaluar, ai ishte duke luajtur“Hamletin”në Këln. Dje, ai mbërriti në Paris në orën pesë. Në orën gjashtë më priti në hotelin e tij.

 

Një sallon i vogël me një tavan të artë dhe kolltuqe të kuqe. Ca valixhe të mëdha në cep, pranë një tavolinë e stolisur vetëm me një telefon, shkurtimisht, një dekor në harmoni të përsosur me këtë njeri ndërkombëtar, i cili pas dhjetë ditësh, do të niset për në Amsterdam, dhe pastaj për Amerikë.

 

Moisi është gjerman i natyralizuar që prej 1918, dhe ai, pa dyshim, është aktori më i madh gjerman.E pyeta atë se cilat ishin situatat krahasuese të teatrit gjerman dhe atij francez.

Aleksandër Moisiu : – Franca është vendi i traditës. Gjermania, ajo e iniciativave moderne. Gjermania rrallëherë kthehet prapa. Ajo sheh të ardhmen. Franca ka dashurinë e së kaluarës. Ju keni një stil. Ne jemi një laborator provash dhe përpjekjesh të guximshme. Tradita juaj është gjithashtu një cilësi, një virtyt. Arti duhet të jetë i vazhdueshëm. Ne neglizhojmë traditën për të hapur rrugë të reja. Arti reflekton jetën. Jeta jonë është më e shpejtë, plot gulçim. Një shfaqje që zgjat tre orë e mërzit publikun tonë. Francezët ka më shumë durim !

 

Pierre Lagarde : – Është herë e parë që do të luani në Paris ?

 

Aleksandër Moisiu : – Po. E megjithatë, kam dhënë shfaqje, në vitin 1913, në Vaudeville, në një pantomimë të “Një mijë e një netë – Mille et une Nuits” që solli Max Reinhardt : “Sumurun”. Por kujtimet kanë vdekur, ashtu siç ka vdekur ky teatër…Të hënën në mbrëmje do të jetë dita e debutimit tim këtu. Do të luaj rolin “E kufomës së gjallë – Le Cadvre vivant” në gjermanisht dhe, në frëngjisht, një pjesë tjetër të Tolstoit. “E gjithë e mira vjen nga ajo – Tout le bon vient d’elle”, në të cilën mbesa e Tolstoit do të luajë një rol të vogël e të heshtur. Kjo është hera e parë që do të luaj në frëngjisht…

 

Pierre Lagarde : – Çfarë mendoni për teatrin tonë bashkëkohor ?

 

Aleksandër Moisi çohet. Shikimi i tij bëhet më i ndritshëm.

Aleksandër Moisiu : – Teatri juaj aktual ? Është shumë më cilësor se ai para lufte. Paul Raynal është po aq i madh sa dhe poetik. Më pëlqen Lenormand, Natanson, Jules Romains. Kur të kthehem nga Amerika, do të luaj në Vjenë “Varri në Harkun e Triumfit dhe Frikacaku –  Le Tombeau sous l’Arc de Triomphe et Le Lâche”.

 

Pierre Lagarde : – Çfarë roli preferoni nga të gjithë ato që keni lujatur ?

 

Aleksandër Moisiu : – Varet. Ne nuk jemi çdo ditë i njëjti njeri. Jeta për ne lind çdo mëngjes. Por kam luajtur më shumë se 1.200 herë “Hamletin”, dhe më shumë se 1.000 herë “Kufomën e gjallë”.

 

Moisi u ul përsëri… Duket i shqetësuar :

Aleksandër Moisiu : – Mbi të gjitha, mos më bëni të them asgjë të pakëndshme. E dua Francën marrëzisht. Kanë thënë për mua shumë gjëra të çuditshme. A nuk kanë pretenduar, se gjatë luftës, kam fluturuar mbi Paris me një Fokker ? Çfarë absurditeti !

 

Aktori i madh u ngrit përsëri, i indinjuar. Ai ecën në dhomë, ndalet dhe më vështon drejt në sy :

 

Aleksandër Moisiu : – Nëse nuk do ta doja Francë siç e dua, me mendjen dhe zemrën time, a do të isha sot në Paris ?

 

Zilja e telefonit shkurton bisedën tonë. Z. Moisi duhet të përsërisë pas një çerek ore në Teatrin e Arteve. Duhet të na lë. Duke më shtrënguar dorën, ai shtoi :

 

Aleksandër Moisiu : – Ju jeni francezi i parë sot që është u interesuat për mua… Faleminderit…(darsiani)

Next Post
Përmbytjet në Shkodër/ Zëvendëskryeministrja Mesi: Me apo pa shpallje emergjence, shteti po jep më të mirën

Përmbytjet në Shkodër/ Zëvendëskryeministrja Mesi: Me apo pa shpallje emergjence, shteti po jep më të mirën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com