• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti / Shqipëria ndër 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxheve

by A R
14/04/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion.

“Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”, deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata Erlassjahr.de të mërkurën (13.04) në Berlin gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.

“Nga rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe rritja e papritur e interesave kërcënojnë borxhe të reja si në vitet 1980”, theksoi Kaiser. Sipas të dhënave të Misereor dhe Erlassjahr.de borxhet shtetërore kundrejt donatorëve të jashtëm në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion janë në rritje prej vitesh dhe kanë arritur ndërkohë një shumë të përgjithshme prej rreth 5,4 bilion bilionë Dollarë borxhe. Kjo rritje është pesë herë më shumë se përpara 25 vjetësh.

Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen si “me borxhe kritike”. Raste dramatike paraqiten në periferinë evropiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri. Këtyre u shtohen edhe vende si Gambia, Gana dhe Mauritania në Afrikë, India e Pakistani si dhe Libani e Jordania në Lindjen e Mesme.

Rreziqet e një përkeqësimi të gjendjes së borxheve në vendet e prekura, sipas ekspertëve, kanë të bëjnë me rënien e ndjeshme të çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe një rritje e dobët ekonomike globale. Lëvizjet aktuale të migracionit janë një “dëshmi e dështimit të politikës perëndimore të zhvillimit”, tha koordinatori i Erlassjahr.de.

Natyrisht që borxhet nuk janë e vetmja dhe arsyeja e drejtpërdrejtë për arratinë e njerëzve, por megjithatë mungesa e perspektivës ekonomike është një faktor i rëndësishëm, theksoi ai.

Erlassjahr.de dhe Misereor i bëjnë thirrje qeverisë gjermane, që krizën që kërcënon ta vendosë në agjendën ndërkombëtare. Të dyja këto organizata me karakter fetar kërkojnë krijimin e një kuadri global ligjor për zgjidhjen e krizës së borxheve, në të cilin të merren parasysh edhe interesat e vendeve në borxhe.

“Vendet e pasura deri tani e kanë bllokuar krijimin e një procesi të detyrueshëm dhe korrekt të shlyerjes së borxheve”, deklaroi Kristina Rehbein nga organizata Erlassjahr.de.

Eksperti i financave i Misereor, Klaus Schilder, paralajmëron nga pasojat e krizave të borxheve për vendet e prekura. Rritja e borxhit shtetëror është një “pengesë qendrore” për zhvillimin, theksoi ai. “Detyrimet për kthimin e borxhit e rëndojnë shumë buxhetin e shtetit – e nuk mbetet aspak hapësirë për të investuar p.sh. në fushën e shëndetësisë e arsimit.” Në këtë kontekst nuk duhet të lihet jashtë vëmendjes as përgjegjësia e donatorëve.

Raportin për borxhet nuk sheh parimisht si problem borxhet jashtë vendit, por e vendos theksin tek raporti mes kapacitetit ekonomik dhe atij financiar të një vendi si dhe tek qendrueshmëria e strategjisë së tij financiare. Sipas mendimit të ekspertëve në këtë drejtim influencojnë në mënyrë problematike zhvillimet e ndryshme aktuale.

Ndër të tjera në një sërë vendesh në zhvillim dhe në ekspansion janë ulur të ardhurat prej shitjes së lëndëve të para për shkak të rënies dramatike të çmimeve. Njëkohësisht interesat e ulëta të obligacioneve shtetërore për vite me radhë në përgjithësi e kanë ulur gatishmërinë për blerjen e tyre. Por së fundi interesat për bonot e thesarit të këtyre shteteve janë rritur dukshëm në sfondin e shtimit të pasigurisë në tregjet e kapitalit./DW/

Next Post

Për çiftet që nuk bëjnë dot fëmijë vjen kjo pilulë 'domate'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In