• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti: Shqipëria ka qeveri të fortë, por kjo nuk garanton sukses

by A R
18/10/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria aplikon një model tipik për vende me kabinete të forta qeveritare apo kancelarish ku funksionet janë të përqendruara te zyra e kryeministrit, por kjo nuk është garanci për sukses, madje për Shqipërinë vihet theksi se ka mangësi në funksionim.

Një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për funksionimin e qendrave të qeverive në Ballkanin Perëndimor, të këtij viti, e vë theksin në disa aspekte, raporton Monitor.

Përqendrimi i funksioneve

“Në terma të përgjithshëm, dy modele të ndryshme mund të identifikohen: i pari modeli që përfaqësohet nga Shqipëria dhe Kosova ku shumica e funksioneve është e përqendruar tek Zyra e kryeministrit.

Vetëm dy detyra kyçe mbeten në ministri të tjera, siç është Mistria e Financave për pjesën e politikave financiare dhe Ministria e Integrimit që menaxhon marrëdhëniet me BE.

Ky model është tipik për vende me një kabinet të fortë apo kancelari, siç janë Britania e Madhe, Finlanda, Suedia, Hungaria apo Estonia.

Koherenca institucionale apo fragmentarizimi nuk janë përcaktues sesa mirë funksionon sistemi për tre arsye.

E para, edhe brenda një institucioni bashkëpunimi mund të jetë i varfër.

Për shembull nga raportet e SIGMA-s për vende të ndryshme nxjerrin në pah se sfida e bashkërendimit brenda zyrave të kryeministrave në Shqipëri dhe Kosovë po çojnë drejt mangësive në funksionimin efektiv të sistemit”, nënvizohet në raport.

Ky i fundit i referohet strukturës dhe funksionimit deri në fund të vitit 2016, ndërkohë që struktura me qeverinë e re ka ndryshuar edhe më shumë ku është hequr Ministria përkatëse për Integrimin.

Shumë dokumente, por pak harmonizim mes tyre

Shqipëria mban rekord për dokumente e strategji të planifikimit qendror por që ka një ngërç në harmonizimin mes tyre. Të paktën kështu thuhet në raportin e OECD.

“Është më e vështirë të sigurosh koherencë të përmbajtjes dhe shtrirjes së objektivave kur ka një numër të madh dokumentesh. Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të dokumenteve të planifikimit qendror duke e bërë më të vështirë për to që të sigurojnë planifikim koherent dhe të qëndrueshëm.

Veçanërisht në vitet e fundit planifikimi ka qenë një fushë eksperimentalë për disa vene duke çuar në plane të reja ‘ad hoc’, që nuk janë të harmonizuara me dokumente të tjerë të planifikimit qendror.

Shembull i kësaj janë 56 përparësitë ministrore të Shqipërisë dhe një plan 4-vjeçar i Kosovës dhe një Plan Veprimi për zbatimin e programit të qeverisë në Serbi. Të gjithë këto plane u zhvilluan paralelisht me sisteme planifikimi që ishin në funksion”, thuhet në raport. /b.d

Next Post
Shkencëtarët kanë një këshillë për të varurit nga puna: E keni kot

Shkencëtarët kanë një këshillë për të varurit nga puna: E keni kot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In