• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti për lirinë e medias, Shqipëria shënon progres krahasuar me një vit më parë

by A R
26/04/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në radhitjen e Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, Shqipëria renditet ne vendin e 76 nga vendi i 82-te qe ishte nje vit me pare, duke shenuar keshtu rritje.

Në renditjen e ketij viti, të publikuar sot nga organizata, Reporterët pa Kufij, Kosova është e 82-ta, që paraqet rritje për disa vende nga viti i kaluar, kur ajo radhitej në pozitën e 90.

Në kategorinë me probleme të dukshme gjenden edhe Bosnjë Hercegovina (në vendin e 65, vjet 68), Serbia (sivjet 66, vjet 59), Kroacia (74, vjet 63), Shqipëria (76, vjet 82) dhe Mali i Zi (106, vjet po ashtu 106).

Prej vendeve ballkanike në kategorinë më të ulët, në atë me situatë të vështirë në lirinë e shtypit, është Maqedonia, megjithqë është radhitur më mirë se vitin e kaluar. Maqedonia është në pozitën 111, ndërsa vjet ishte e 118-ta.

Në raportin e sivjemë të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, janë pesë kategori: situatë e mirë, situatë e kënaqshme, probleme të dukshme, situatë e vështirë dhe situatë shumë serioze.

Në kategorinë situatë të mirë kryeson Norvegjia, e cila vjet ishte e treta, e pastaj radhiten Suedia, Finlandam Danimarka, Holanda, Kosta Rika, Zvicra, Xhamajka, Belgjika dhe Islanda. Këto janë shtetet që janë plasuar në 10 vendet e para të indeksit të sivjemë.

Në raport theksohet se shkeljet e lirisë për informim janë gjithnjë e më pak prerogativë vetëm e regjimeve autoritare dhe diktatoriale.

Derisa një kohë merrej si e garantuar, liria e shtypit po dëshmon se është gjithnjë e më e ndjeshme edhe në demokracitë.

Nëpërmjet të deklaratave të neveritshme, legjislacionit drakonian, konfliktit të interesit, e bile edhe përdorimit të dhunës fizike, qeveritë demokratike po e nepërkëmbin lirinë, e cila parimisht, do të duhej të ishte njëri prej indikatorëve udhëheqës të performancës së tyre, thekson raporti.

Vendet që konsiderohen si model i demokracisë, nuk përjashtohen nga ky përshkrim. Për shembull, Kanadaja, e pasuar në vendin e 22, ka rënë për katër vende në indeksin e këtij viti.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kanë shënuar rënie; prej vendit 41 të vitit të kaluar, tash gjendet në pozitën 43. Polonia (54) ka shënuar rënie prej 7 vendeve.

Rënia e lirisë së mediave në vendet demokratike nuk është diçka e re. Ishte theksuar edhe në indekset e mëparshme. Por, ajo që vërehet këtë vit është shkalla dhe natyra e shkeljeve të regjisturara.

Rusia radhitet në vendin e 148, ku ishte edhe vjet, dhe përfshihet në kategorinë me situatë të vështirë.

Në këtë listë, e fundit (180) radhitet Koreja Veriore, Eritrea është e 179-ta dhe Turkmenia në pozitën 178.

Këto tri vende, prej vitit 2005 gjenden në fund të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë.

Organizata Reporterët pa Kufij për çdo vit, prej vitit 2002, e publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë në 180 vende, përfshirë nivelin e pluralizmit, pavarësinë e mediave dhe respektin për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve.

Rel

Next Post
Sukth/ Ekzekutohen me armë në makinë 2 persona, njëri ish-shef policie i akuzuar për vrasjen e Gaz Çollakut

Vrasja e dyfishtë/ Viktimave i'u gjetën armë e mijëra euro, para atentatit u takuan me dy vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In