• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Pas lobimit rus Basha nuk deklaron shpenzimet dhe burimet e financimit për 53 degët e PD-së

by Java News
27/08/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, vijon të mbetet një ndër subjektet politike më problematike sa i takon transparencës me shpenzimet dhe burimet financiare gjatë viteve zgjedhore dhe jo zgjedhjeve. Përpos lobimit rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017, duke fshehur financimin prej 650 mijë dollarë, ku për rrjedhojë është marrë i pandehur Lulzim Basha, Partia Demokratike nuk deklaron pranë organeve kompetence as shpenzimet dhe burimin e financimit të degëve të saj. Partia Demokratike ka 53 degë në të gjithë Shqipërinë. Çdo degë e PD ka një numër të konsiderueshëm njerëzisht, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në bazë të statutit të partisë, me një kosto të caktuar financiare. Konkretisht, çdo degë e PD ka kryetarin e saj, nënkryetarin, një sekretar, katër sekretarë funksionalë, një bord me këshilltarë, një aparat administrativ si dhe një bord financiar bashkë me kryetarin e tij. E gjithë kjo administratë ka një kosto financiare. Por sipas raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike për vitin 2018, kjo e fundit nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 53 degëve të saj. Auditimi është krye nga audituesja ligjore Silvana Gjikdhima në 20 maji të 2019, për vitin 2018.

“Partia Demokratike nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime për degët e saj. Ne kemi audituar pasqyrat financiare të PD, të cilat përbëhen nga bilanci kontabël i datës 31 dhjetor 2018, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe pasqyra e flukseve të parave për vitin që mbyllet në këtë datë si shënimet për pasqyrat financiare, përfshirë një përmbledhje të politikave kontabël më të rëndësishme. Sipas opinionit tonë, me përjashtim të parregullsive më sipër, pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë dhe të sinqertë të PD me 31 dhjetor 2018, të rezultatit të saj financiar dhe të flukseve të parave të saj për vitin e mbyllur financiar, në përputhje me kuadrin financiar të raportit të partive politike”, thuhet në raport.

Çfarë parashikon statuti i PD?

Statuti i Partisë Demokratike, në nenin 43, parashikon mënyrën e financimit të strukturave vendore të kësaj partie, duke përfshirë edhe administratën e degëve. Konkretisht, sipas statutit financimi i strukturave vendore të PD bëhet nga shuma në formë granti që akordon Kryesia qendrore, kuotizacioni i anëtarësisë së territorit përkatës, të cilat shpërndahen sipas niveleve të ndryshme të organizimeve territoriale sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren financiare, kontributi që derdhin të zgjedhurit vendor e në qendër, shumë e cila përcaktohet nga Kryesia e rrethit dhe burime të tjera financiare që autorizon ligji për partitë politike. Kryetari i Bordit Financiar të Degës emërohet nga Kryesia, pasi ka marrë pëlqimin paraprak të PDSH-së në qendër. Ai është përgjegjës përpara Kryesisë për fondet që ka në ngarkim. Bordi financiar i organeve vendore të partisë përbëhet nga një numër anëtarësh sipas vendimit të Kryesisë përkatëse. Ai zbaton me rigorozitet në ushtrimin e detyrave të tij rregulloren e brendshme financiare të Partisë.

Basha për financat

Në një kohë kur nuk deklaronte asnjë shpenzim për 53 degët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prezantoi në fund të vitit të kaluar një platformë, për zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë kuadër Basha propozim financim 100 % nga shteti të partive politike në fushatat zgjedhore. “Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin. Së dyti, sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE-ODIHR. Blerja e votës, jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor, por kërkon një sërë masash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, jo pak javë para, por deri në 12 muaj para zgjedhjeve. Së treti, financimi i partive, financim shtetëror 100% i fushatës, ndërkohë që kompanitë që financojnë partitë e kandidatët të përjashtohen nga tenderat e koncesionet. Dhe së katërti, përdorimi i teknologjisë në votim, numërim dhe votim elektronik”, tha Basha.

Fshehja

Sipas raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike për vitin 2018, kjo e fundit nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 53 degëve të saj.

Statuti i PD

Statuti i Partisë Demokratike, në nenin 43, parashikon mënyrën e financimit të strukturave vendore të kësaj partie, duke përfshirë edhe administratën e degëve./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Kush është 26-vjeçari që bëri sherr për parkimin me djemtë e Spartak Brahos dhe i kërcënoi me armë

Kush është 26-vjeçari që bëri sherr për parkimin me djemtë e Spartak Brahos dhe i kërcënoi me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In