• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti/ Ngrohja globale po e kthen Tokën në serrë, parashikohen pasoja katastrofike

by A R
07/08/2018 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund të ngjasojë si skenari i një filmi fantastiko-shkencor me buxhet të ulët, por për shkencëtarët, Toka-serrë është një koncept shumë serioz.

Kërkuesit besojnë se shumë shpejt mund të kapërcehet kufiri që do të çojë në temperatura përvëluese dhe rritje të niveleve të detit për shekujt që do të vijnë.

“Edhe nëse vendet e botës ia dalin të plotësojnë objektivat e tyre për emetimin e dioksidit të karbonit, ne ende mund të vijojmë të ecim në këtë rrugë pa krye”, thonë ata.

Studimi i tyre tregon se çfarë mund të ndodhë nëse temperaturat globale rriten me 2 gradë Celsius. Një ekip ndërkombëtar kërkuesish për klimën thonë se, ngrohja e pritshme në dekadat e ardhshme mund t’i kthejë disa nga forcat natyrore të tokës, që aktualisht na mbrojnë, në armiqtë tanë.

Çdo vit, pyjet, oqeanet dhe toka thithin rreth 4.5 miliardë tonë karbon, që përndryshe do të përfundonte në atmosferë duke rritur temperaturat. Por, ndërsa bota po përjeton nxehjen, kjo hinkë karboni mund të shndërrohet në burim karboni dhe t’i përkeqësojë edhe më shumë ndryshimet e klimës.

Frika është se, sa më shumë i afrohemi rritjes me 2 gradë të temperaturave krahasuar me nivelet paraindustriale, aq më të mëdha janë mundësitë që aleatët natyrorë të nxjerrin më shumë karbon nga sa thithin tani.

Në vitin 2015, qeveritë e botës u angazhuan t’i mbanin temperaturat nën 2 gradë Celsius, por sipas autorëve, planet aktuale për reduktimin e karbonit mund të mos jenë të mjaftueshme shkruan tch.

Aktualisht, temperaturat janë rritur me 1 gradë krahasuar me nivelet paraindustriale, e po rriten me rreth 0.17 gradë për çdo dekadë. Kalimi në periudhën e Tokës-serrë do të shoqërohej me temperatura më të larta se në 1.2 milionë vitet e shkuara.

Falë shkrirjes së akullnajave, niveli i detit do të rritej me 10-60 metra, e në thelb, disa pjesë të tokës do të ishin të pabanueshme. Pasojat kësisoj do të ishin të rënda.

Next Post
Katër lojtarëve të Kukësit u refuzohen vizat, ankesë në UEFA

Katër lojtarëve të Kukësit u refuzohen vizat, ankesë në UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In