• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti mbi ankesat/ Ministrja Qato: Marrëdhënia Qeveri-sipërmarrje ka hyrë në një fazë të re!

by Java News
11/04/2018 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka publikuar raportin mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin mars 2018, ku vihet re se janë shqyrtuar 42 kërkesa, prej të cilave 33 kërkesë/ankesa, pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore, janë trajtuar dhe zgjidhur.

Gjatë marsit u zhvilluan 7 tryeza të suksesshme sektoriale ndërmjet grupeve të interesit dhe institucioneve përkatëse, rezultatet e të cilave do të botohen në një raport të posatshëm në fund të muajit prill. Sipas Qatos marrëdhënia Qeveri-sipërmarrje ka hyrë tashmë në një fazë të re, atë të konkretësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Raporti i  plotë:

Në detyrën e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në përmbushje të misionit të ndërmarrë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, lejomëni të ndaj me ju raportin e gjashtë të trajtimit të ankesave, në kuadër të njoftimeve periodike dhe raportimit mbi punën e kryer gjatë secilit muaj të kaluar. Përmes këtij dokumenti, në emër të transparencës ju raportojmë kërkesat dhe sugjerimet e ardhura nga ju gjatë muajit mars si dhe zgjidhjen e ndërmarrë nga zyra jonë. Gjithsej kemi shqyrtuar 42 kërkesa, prej të cilave 33 kërkesë/ankesa, pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore, janë trajtuar dhe zgjidhur.

Gjithashtu gjatë muajit mars kemi zhvilluar dhe 7 tryeza të suksesshme sektoriale ndërmjet grupeve të interesit dhe institucioneve përkatëse, rezultatet e të cilave do të botohen në një raport të posatshëm në fund të muajit prill. Gjatë muajit mars, kemi mbështetur ankesën e paraqitur nga ana e Shoqatës së Riciklimit të Mbetjeve, e cila denoncoi në emër të 31 kompanive që operojnë në territorin e Bashkisë Tiranë, shkelje proceduriale gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Inspektoriatit përgjegjës, për të cilat u morën masa korrigjuese nga ana e këtij institucioni. Gjithashtu zyra jonë kontribuoi në procesin e rishikimit të Projektligjit për ushqimin (Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9863, datë 28.01.2008 “për ushqimin”, i ndryshuar). Duke besuar se marrëdhënia Qeveri-sipërmarrje ka hyrë tashmë në një fazë të re, atë të konkretësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, lutem konsiderojeni këtë dokument-raport si vullnet për komunikim intensiv, e sidomos si shteg përmes të cilit të drejtoni cdo shqetësim tuajin. Mbetem me konsideratë./ma.me

 

Next Post
VIDEO/ Vajzat kërkojnë sërish të bëhen të virgjëra, ja arsyeja

VIDEO/ Vajzat kërkojnë sërish të bëhen të virgjëra, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com