• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Vajzat kërkojnë sërish të bëhen të virgjëra, ja arsyeja

by Java News
11/04/2018 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Është menduar që kjo temë i takon së kaluarës, por virgjëria tek femrat mbetet edhe sot dëshmia kryesore e ndershmërisë tek to. Të ndodhura mes jetës moderne dhe traditave të vjetra, vajzat në Kosovë kanë gjetur zgjidhje. Ato nëse duan, mund t’i bëjnë të gjitha dhe në fund të mbesin të virgjëra. Njollat e gjakut në çarçaf, janë deshmi për këtë.

Në Kosovë ka shumë spitale që e kryejnë ndërhyrje kirurgjike e qujtur himenoplastikë- e njohur në popull si “kthimi i virgjinitetit”. E ky proces kryhet shumë lehtë. Mjafton të kesh para dhe për dhjetë minuta punë virgjëria kthehet në vend. Çmimi për një ndërhyrje të tillë sillet prej 600 deri 1000 euro. Por çmimi mund të ndryshojë nëse insistimi është i madh. Për këtë arsye gazetarja paraqitet sërish në të njëjtën klinikë për të negociuar çmimin i cili sipas mjekëve të kësaj klinike është shumë i lirë krahasim me rëndësinë që ka ky operacion. Megjithatë marrëveshja finale rezulton me një çmim prej 500 euro për këtë intervenim të cilin gjinekologu i kësaj klinike e kryen në çdo moment. Edhe në këtë klinikë që ndodhet në periferi të Prishtinës kryhet me lehtësi himeno-plastika.

Mjekët janë në dijeni që kjo veprimtari nuk është e ligjshme, prandaj kanë kujdes të shtuar kur pranojnë pacientë. E para që kërkojnë është ndonjë dokument identifikues para se të nisë pranimi. Dhe nëse klientët nuk duan të ofrojnë këtë dokument për shkak të ndjeshmërisë  stafi këtu nuk të lënë pa një adresë. Televizioni ka kontaktuar gjinekologen që është në një qytet jashtë Prishtine. Por, kur e njëjta doktoreshë kontaktohet nga televizioni për ta pyetur nëse ajo mund ta kryej këtë intervenim, ajo jep një përgjigje krejt tjetër.  Himeno-plastika nuk kryhet vetëm në ordinanca gjinekologjike apo spitale. Ajo bëhet fare lehtë edhe në qendra estetike.

Televizioni 7 ka vizituar një të tillë në Prishtinë në broshurat e së cilës, nuk figuron se ky shërbim kryhet aty.

Por në praktikë kjo ndodhë.

Megjithë gatishmërinë për ta kryer këtë intervenim, doktoresha ndryshon qasjen kur ajo telefonohet nga televizioni. Qasje ndryshe pati kur u pyet zyrtarisht për veprimtarinë që bën . Ata nuk dhanë qoftë as një mendim profesional se ça konkretisht është himenoplastika. E çfarë në të vertetë është ky proces? Është një intervenim gjatë të cilit cipa e virgjërisë (ose himeni) rikthehet sikurse ka qenë përpara marrëdhënies së parë seksuale.

Ekzistojnë dy tipe të himenoplastikës. Metoda e parë është afatshkurtër dhe himeni korrigjohet për një periudhë të shkurtër kohore, kurse metoda e dytë është rikonstruktimi i himenit për një periudhë të gjatë kohore.

E në Kosovë duket se është bërë pazar puna e kryerjes së kësaj procedure. Veçse në listën e shërbimeve të klinikave askund nuk figuron si intervenim. /ma.me

Next Post
Lexoni çfarë shkruan deputeti i PD, për të kuptuar nivelin e atyre që pretendojnë nesër t’na qeverisin

Lexoni çfarë shkruan deputeti i PD, për të kuptuar nivelin e atyre që pretendojnë nesër t'na qeverisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In