• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti/ Mali i Zi vend më i vogël por ka dyfish rrugë më shumë se Shqipëria

by A R
15/06/2018 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani Perëndimor zotëron vetëm 8% të rrjetit europian rrugor më 2016, teksa Shqipëria disponon shumë më pak se vendet e tjera në rajon, edhe pse me një territor afërsisht të njëjtë.

Eurostat publikoi statistikat e transportit në vendet e zgjerimit dhe gjeti se gjatësia e rrugëve dhe autostradave në Shqipëri, në vitin 2016, ishte 4090 kilometër, teksa vendet e tjera të zgjerimit kanë shumë më tepër kilometra.

Mali i Zi, që ka sipërfaqe më të vogël se Shqipëria, numëron gati dyfishin e kilometrave, më shumë se 8600 sipas Institucionit Europian të Statistikës.
Maqedonia që gjithashtu ka një sipërfaqe territoriale të ngjashme më të atë Shqipërisë, por numëron mbi 14 mijë kilometra rrugë ose më shumë se trefishin e Shqipërisë.

Vendet me sipërfaqe më të mëdha si Serbia dhe Turqia zotërojnë  më shumë kilometra. Serbia numëroi më 2016 mbi 46 mijë kilometra rrugë dhe autostrada, ndërsa Turqia 242, 5 mijë kilometra. Vetëm Kosova numëron më pak kilometra rrugë se Shqipëria, me vetëm 2000 në fund të vitit 2016.

Shqipëria në raport me vetveten ka dyfishuar numrin e kilometrave në raport më vitin 2006. Vendet e zgjerimit kanë një rrjet të kombinuar rrugor që ishte rreth 8% e gjatësisë së rrjetit të 28 vendeve të BE, ndërsa gjatësia e kombinuar e autostradave në vendet e zgjerimit ishte e barabartë me 5% të gjatësisë së rrjetit të autostradës të BE-së.

Ndërmjet 2006 dhe 2016, rrjetet rrugore dhe autostradat u zgjeruan në të gjitha vendet e zgjerimit, përveç Turqisë. Sipas të dhënave kombëtare, edhe pse Shqipëria ka çuar borxhin publik në rreth 70% të PBB për shkak të kredive që ka marrë për përmirësimet infrastrukturore, sërish ajo paraqitet me deficitet më të mëdha në këtë aspekt.

Teksa nevojat për përmirësim të mëtejshëm janë ende të mëdha, Shqipëria i ka të limituara burimet e financimit.  Aktualisht, qeveria shqiptare është duke testuar një instrument të ri financimi, nëpërmjet kontratave me Partneritet Publik -Privat. I pari është rruga e re e Dibrës, e cila do të ndërtohet me PPP nga kompania Gjoka Kontruksion.

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur rezerva për mënyrën se si po angazhohen këto investime si në aspektin e përfitueshmërisë që kanë projektet dhe për rreziqet që krijojnë në stabilitetin fiskal të vendit./Monitor/a.m.

Next Post
Teatri, Artan Imami: Ja ç’na tha Ismail Kadare në ‘88

Teatri, Artan Imami: Ja ç’na tha Ismail Kadare në ‘88

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In