• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i KLSH: Prokurimet publike joefektive, kërcënojnë financat publike

by Java News
21/10/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë rreth 8 miliardë lekë, ose 57 milionë euro, dëmet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë zbatimit të buxhetit të vitit 2015. Në raportin para deputetëve, për buxhetin faktik 2015, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, raportoi se janë audituar 137 institucione shtetërore dhe ndërmarrje me pronësi shtetërore, si dhe performanca e 73 institucioneve shtetërore.

Shkeljet e konstatuara nga KLSH, me efekte financiare negative në buxhetin e shtetit për vitin 2015, kapin vlerën 19.9 miliardë lekë, ose rreth 143 milionë euro. Dështimi në planifikim është në fakt planifikim i dështimit. KLSH ka parë se totali i të ardhurave buxhetore të parashikuara për vitin 2015 ka qenë me një shtesë prej 24 miliardë lekësh, në krahasim me realizimin faktik të vitit 2014. Kjo rritje rezulton të jetë më së shumti impakt i parashikimit në rritje të të ardhurave tatimore e doganore, planifikuar rreth 8% më shumë nga fakti 2014, por që në fund të vitit 2015 kanë rezultuar të realizuara vetëm 2% më shumë nga fakti 2014.Ndër argumentet e përdorura për nënperformancën e tatimeve dhe doganave është edhe rritja ekonomike më e ulët se pritshmëritë, e cila në gjykimin e KLSH-së është pasoja dhe jo arsyeja e mosrealizimit të të ardhurave, që do të thotë, nëse të ardhurat e parashikuara nuk realizohen, atëherë rritja ekonomike në vend nuk realizohet. Problemi i parashikimeve jorealiste minon atë që në të kundërt do të ishte një sistem efektiv dhe transparent buxhetimi dhe planifikimi fiskal afatmesëm.
PROKURIMET
Një nga kërcënimet e financave publike është niveli i ulët i efektivitetit në prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe realizimit të punimeve, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Nga të dhënat e siguruara nga Agjencia e Prokurimit Publik, por edhe bazuar në auditimet e realizuara për efekt të realizimit të buxhetit 2015, KLSH ka konstatuar se gjatë vitit 2015, autoritetet kontraktore nëpërmjet sistemit elektronik të prokurimit kanë shpallur 4,630 procedura prokurimi për shërbime, mallra e punë për të cilat u akordua një fond limit prej 90,702 milionë lekësh, vlerë kjo 33% më e madhe se ajo e alokuar përgjatë vitit 2014.Nga analiza konstatohet se rritjes së fondit të alokuar gjatë vitit 2015 i korrespondon një ulje prej rreth 12% të numrit të procedurave të prokurimit. Pra, më shumë para publike për më pak procedura tenderimi. Ajo që synohet nga një sistem modern prokurimi janë plotësimi i parimeve kryesore të konkurrencës, tregut të lirë dhe efektivitetit në prokurimin e mallrave, të shërbimeve dhe punimeve që përbëjnë dhe bazën kryesore të fondeve të prokuruara.
PARIMI I OECD
Parimi i 7-të i qeverisjes buxhetore të OECD-së kërkon një planifikim, menaxhim dhe monitorim efektiv të procesit të ekzekutimit të buxhetit. Me gjithë insistimin e KLSHsë për miratimin e ligjit “Për kontabilitetin në sektorin publik”, përpjekjet e Ministrisë së Financave në këtë drejtim janë larg emergjencës që reflekton kjo situatë. Praktikat e vendeve të tjera kanë treguar se, një proces kontabilizimi që nuk ofron një pamje të plotë dhe të qartë të pozicionit financiar dhe ekonomik të vendit, pa dyshim riskon që ta udhëheqë procesin e buxhetimit drejt objektivave jo të saktë e të duhur, duke rezultuar në vendime joefektive.Dështimi për të integruar informacionin kontabël në procesin e buxhetimit largon vendimmarrësit nga të dhëna thelbësore sa i takon vlerësimit të alternativave për alokimin e burimeve. Gjithashtu është gati e pamundur të masësh rezultatet e arritura kundrejt planeve, pa informacionin kontabël. Si pasojë, në mënyrë që këto politika për publikun të jenë efektive, procesi i buxhetimit dhe kontabilizimit nevojitet të integrohen.
FONDI I ZHVILLIMIT
KLSH ka vërejtur se shpenzimet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve janë regjistruar pjesërisht si shpenzime kapitale për qeverisjen qendrore, në një kohë që raportohen të planifikuara për qeverisjen vendore, duke ulur me pa të drejtë performancën e vendorit dhe rritur atë të qendrorit dhe duke denatyruar transfertën nga e pakushtë- zuar në transfertë të kushtë- zuar (shpenzime për qeverisjen qendrore). Kjo situatë ka denatyruar shpenzimet (sikundër ka ndodhur me shpenzimet kapitale) dhe nuk jep një pamje të qartë dhe transparente të shpenzimeve publike.
STRATEGJIA E FINANCAVE
Sipas KLSH-së, viti 2015 ishte viti i dytë i zbatimit të Strategjisë “Për Menaxhimin e Financave Publike 2014- 2020”. Kjo strategji bart një rëndësi të dyfishtë, pasi jo vetëm përcakton rrugën për rivendosjen e financave publike në trajektoren e qëndrueshmërisë afatgjatë, duke krijuar kështu parakushtet për rritjen ekonomike, por përbën edhe një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me Bashkimin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore.Vizioni i saj është garantimi i një sistemi të financave publike që nxit transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe eficiencën në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike. Viti 2015 njohu arritje në zbatimin e strategjisë, meritë kjo kryesisht e Ministrisë së Financave dhe ministrit Ahmetaj, por edhe sfida ende të paplotësuara.
ma.me

Next Post
Bregu: Drama e maturantëve përgjegjësi e Qeverisë, por edhe opozita gaboi

Fyerjet në mediat online, Bregu: Problemi tek ligji i AKEP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

January 11, 2026
Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

January 11, 2026
Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

January 11, 2026
Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

January 11, 2026
“Omicron ka transmetueshmëri të lartë”/ Tomini: Rastet më të shumta, të këtij varianti. Vaksina të mbron nga simptomat e rënda dhe vdekja

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

January 11, 2026
Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

January 11, 2026
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In