• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i SPAK për 2026, Braho: 16 hetime për zyrtarë të lartë dhe mbi 440 mln euro pasuri të sekuestruara

by A R
30/07/2026 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka bërë një raport të aktivitetit të këtij institucioni për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026. Sipas raportit të prezantuar, më 15 korrik 2026 ishin aktive 616 procedime penale, ose 15.87% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i tyre ishte 732. Në të njëjtën kohë, janë regjistruar 182 procedime të reja, 39.6% më pak se në periudhën janar-korrik 2025.

Raporti thekson se ulja e procedimeve të reja lidhet kryesisht me muajt prill dhe maj, kur u pezulluan regjistrimet për shkak të periudhës zgjedhore. Megjithatë, SPAK vlerëson se treguesit nuk pasqyrojnë rënie të veprimtarisë kriminale, por ndikimin e kallëzimeve dhe identifikimit proaktiv të veprave penale.

“Në vitin 2026, numri i procedimeve penale aktive nga 616 ne datën 01.01.2026, u reduktua në 551 procedime penale në hetim në datën 15.07.2026, pra me 65 procedime penale me pak ose 10.55% më pak. Në periudhën respektive të vitit 2025, stoku i procedimeve penale ishte në rritje, nga 584 ne 655, pra me 71 procedime penale me shume ose 12.2%. Raporti i procedimeve të përfunduara ndaj procedimeve të reja u rit nga 61.0% në të njëjtën periudhë të vitit 2025 në 166.4% ne vitin 2026. Kjo tregon se gjate vitit 2026 SPAK jo vetëm ka përballuar te gjithë fluksin e numrit te procedimeve te reja, por ka përfunduar edhe një pjese te konsiderueshme te ngarkesës se mbartur nga vitet e tjera. Si rezultat, më 15 korrik 2026 stoku i procedimeve aktive ishte 15.87% më i ulët se në të njëjtën date te vitit 2025”, thuhet në raport.

Po ashtu, sipas raportit, norma e përfundimit të këtyre çështjeve ka arritur në 53.3%, ndërsa për dosjet e vitit 2021 është reduktuar ndjeshëm stoku i çështjeve të pazgjidhura.

16 hetime për zyrtarë të nivelit të lartë

Gjatë periudhës së raportimit, SPAK ka regjistruar 13 procedime penale që përfshijnë gjithsej 16 zyrtarë të nivelit të lartë.

Pjesën më te madhe te personave të përfshirë e përbënin kryetarët ose ish-kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve qendrore. Këto dy kategori përfaqësonin se bashku 10 nga 16 personat, ose 62.5% të totalit.

Sipas të dhënave, mes personave nën hetim janë: 5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkish; 5 drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore; 3 gjyqtarë, ish-gjyqtarë ose prokurorë; 2 ministra ose ish-ministra; 1 deputet.

292 masa sigurie dhe 440 milionë euro pasuri të sekuestruara

Raporti tregon se gjatë gjysmës së parë të vitit janë caktuar 292 masa sigurie ndaj personave nën hetim. Prej tyre, 233 janë masa “arrest në burg”, 59 masa “arrest në burg” në fazën e ekzekutimit të vendimeve të mëparshme, ndërsa janë vendosur edhe masa të tjera si “arrest në shtëpi”, “detyrim për paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit”, “pezullim nga detyra” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik”.

Gjatë periudhës janar-korrik 2026 janë sekuestruar pasuri me vlerë prej rreth 440 milionë euro.

Mes pasurive të sekuestruara përfshihen prona të paluajtshme, automjete, llogari bankare dhe asete të tjera, ndërsa SPAK nënvizon se në periudhën 2020–2025 vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin në rreth 220 milionë euro.

Ndërkohë, gjatë periudhës së raportimit, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 34 çështje penale ndaj 228 personave të pandehur, ndërsa numri total i çështjeve në gjykim në Shkallën e Parë ka arritur në 100.

Next Post
Pas suksesit në Sarandë, trupa e Portokallisë zbarkon sonte në Gjirokastër

Pas suksesit në Sarandë, trupa e Portokallisë zbarkon sonte në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com