• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti i OSBE-së: Shqipëria nuk po i dënon dot elitat politike

by
18/09/2015 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, bën një analizë të situatës duke i ndalur vecanërisht në fushat ku OSBE-ja ka shtrirë aktivitetin e saj. Raporti analizon panoramën politike, vlerëson “vullentin e qeverisë për realzimin e reformave kyce edhe dy vjet pas ardhjes në pushtet”, flet për cështjen e dekriminalizimit, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit apo dhe zgjedhjet e shkuara vendore, për të cilat i referohet vlerësimit përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ndërsa flet për rastet e arrestimeve të disa deputetëve të së majtës, ambasadori Raunig, duke komentuar “cështjen e dekriminalizimit të parlamentit dhe strukturave në të dy nivelet, si në qeverisjen qendrore dhe lokale” shprehet se kjo cështje “është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre”. Sipas raportit “kjo është një cështje që duket se do të nxisë diskutimin publik për ca kohë në të ardhmen. Sigurisht që do t’i shërbejë qeverisjes demokratike në Shqipëri nëse ky debat do të sjellë përpjekje konkrete për të paditur zyrtarë të korruptuar, përfshirë anëtarë të Parlamentit, por edhe të bëjë të mundur që zyrtarët publikë të respektojnë standartet më të larta etike”.

Dhe duke mbetur te zyrtarët publikë, ambasadori vëren se “megjithëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, vecanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Raporti kujton se “ndonëse në 2014 u krijua një njësi për hetimin e korrupsionit pranë Prokurorisë së krimeve të Rënda, ende nuk ka ndonjë bilanc për dënimin e zyrtarëve të nivelit të lartë”.

Raporti vlerëson disa nga aksionet e ndërmarra nga qeveria, duke theksuar se “përpjekjet intensive të policisë kundër kultivimit të drogave, të kombinuara me të tjera nisma si operacioni në nivel kombëtar kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërtimeve të paligjsh me, janë pjesë e deklarimit të qeverisë për të siguruar një zbatim më të mirë të ligjit dhe respekt të shtetit të së drejtës. Kjo është pozitive. Megjithatë ka disa shqetësime mbi zbatimin e pjesshëm dhe qëndrueshmërine e këtyre përpjekjeve, sikundër dhe për ashpërsinë e masave për shkeljeve relativisht të vogla”, vlerëson raporti.

Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerëson operacionet kundër kultivimit të marijuanës “që kanë cuar në mbi 250 arrestime, por që mesa duket ende nuk ka procedime të suksesshme të niveleve të larta”. Dhe ndërsa thekson se operacioni i vitit të shkuar në Lazarat ritheu besimin te shteti ligjor dhe policia, “përpjekje të koordinuara nevojiten për të ndjekur dhe dënuar edhe ata që qëndrojnë pas trafikut të drogës”, thuhet në raportin, i cili është ndërkaq kritik për “ndryshimet e shpeshta në të gjitha nivelet e policisë të cilat zbehin trajnimet dhe eksperiencën e fituar”.

Lidhur me reformën në Drejtësi, ambasadori Raunig shprehet se “koalicioni në pushtet po dëshmon angazhim për reformën strategjike dhe aq të nevojshme në fushën e drejtësisë, përmes një procesi përgjithësisht të vendosur, që përfshin ekspertizë ndërkombëtare dhe vendase, e së fundi dhe opozitën”. Ambasadori vlerëson se “vënia në jetë e reformës do të duhet të trajtojë dobësi të thella strukturore. Megjithatë, nëse opozita nuk do të marrë pjesë plotësisht deri në fund,  kjo mund të dëmtojë, në terma afatgjatë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Në përgjithësi, politizimi i thuajse cdo problemi dhe paaftësia e theksuar për kompromis do të vazhdojnë ta bëjnë të vështirë arritjen e reformave kombëtare domethënëse dhe të qëndrueshme”, shprehet ambasadori Raunig, sipas të cilit “përparimi i Shqipërisë në sfidat dhe aspiratat themelore, kërkon një program ndryshimesh të thella, afatgjata, përfshirëse dhe konsensuale. Dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës, sikundër kompromisi i bazuar në një veprimtari konstruktive në parlament, është thelbësor për qëndrueshmërinë e reformave dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, thekson raporti i Osbe-së/

Armand Mero

Zëri i Amerikës

Next Post

Ivanoviçi ia hodhi sërish, dy muaj në arrest shtëpiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In