Raporti i OSBE, flasin deputetët e përmendur: E vërteta e pasurisë tonë
Disa nga deputetët e mazhorancës, të përmendur në raportin e OSBE kanë reaguar për përmbajtjen e tij. Në raport shkruhet se deputetët biznesmenë të Parlamentit shqiptar e kanë ngritur pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta. Të kontaktuar nga gazeta “Shqip”, disa prej deputetëve të Partisë Socialiste dhe LSI-së, të përfolur në këtë raport kanë drejtuar gishtin pikërisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Paulin Sterkaj: Nuk ka asnjë të vërtetë për mua çfarë është thënë në atë raport. Unë jam një qytetar i lire dhe cdo akuzë që është bërë për mua në Kuvend për një vrasje është mirë që të pyetet familja e personit për të cilin më kanë akuzuar. Për sa i takon shkollimit tim mund të verifikohet shumë lehtë në Universitetin e Sporteve, ku kam dalë me mesatare 8.5. E kam bërë shkollën në kohën e Enverit dhe jo në kohën e partisë së Saliut. Kam mbaruar edhe për juridik. Nuk më shqetëson aspak raporti në këtë pikë, pasi kam arritur me meritë deri në gradën e nënkolonelit. Ndërsa për bizneset çdo gjë është conform ligjeve dhe fare thjesht e verifikueshme aty ku regjistrohet çdo biznes. Ajo që është publikuar nuk është raport, por shpifje e Sali Berishës, pasi jam një qytetar dhe politikan që kam zbatuar çdo ligj të këtij vendi ndaj dhe jam zgjedhur e votuar në Parlament.
Sadri Abazi: S’e besoj që të jetë një raport zyrtar, por vetëm thashetheme gazetash. Janë më së shumti thashetheme të Sali Berishës që bën nëpër media apo shpik në kuvend. Ajo që është e vetmja e vërtetë është se pikërisht ky, Sali Berisha, ka mbetur i vetmi plak i keq që i ka mbetur Shqipërisë dhe që merret me të tilla gjëra joserioze. Që të shkruash diçka të vërtetë duhet të ketë prova. Nëse është për t’ia futur kot për gjithçka, këtu ia fut vetëm Berisha. Bizneset e mia janë në respektim të çdo ligji.
Parid Cara: Vij nga një profesion i tillë (biznesmen). Kam disa kompani të themeluara shumë komë më parë 2001 – 2011. Në shkur të 2013 vendosa të kthehesha në Shqipëri. Unë kam një të shkuar pune, theksoj vetëm pune dhe jam krenar për këtë.
Agron Çela: Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar.
Roland Keta: Megjithëse nga OSBE u përgënjeshtrua ky raport, nuk më vjen mirë që një institucion ndërkombëtar nga një anë nxjerr një lajm dhe nga ana tjetër e përgënjeshtron, duke thënë që këto janë fjalë. Normalisht që jo vetëm OSBE, por cilido inditicion që të jetë nuk mund të raportojnë gjëra të tilla, pa i faktuar dhe pa nxjerrë fakte që ato që raportojnë. Gjithësesi këtë shqetësim do ta shpreh edhe në seancën e ardhshme plenare. Unë jam për dekriminalizimin e Parlamentit, por jo që të fyhen intelektualët.
Agron Duka: Por çfarë raporti është ai? Ndër 700 grupe kriminale që kanë nxjerrë unë regjistrohem me pistoletë në xhep. Këto janë budallallëqe.
Bedri Hoxha: Para vitit 2003 kam punuar me vëllain, isha pjesë e kompanisë së tij, pr unë s’kam asnjë lloj aksioni, pasi po të kisha, do ta kisha darë përgjysmë me OSBE.
Kozma Dashi: Ajo që është paraqitur atke është pasqyruar në raport dhe asgjë më shumë e asgjë më pak. Nuk bëhet dot asnjë kopemt për diçka që s’ka asnjë koment.









