• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti i OSBE, Duka: Cënon dinjitetin tim, do i drejtohem drejtësisë!

by
17/09/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Republikane Agron Duka ka reaguar për raportin e OSBE-së të bërë publik në media, ku në të përmendet emri i tij, duke paralajmëruar dërgimin e tij në gjykatë. Nga foltorja e Kuvendit, Duka e ka quajtur raportin një shpifje që ka cënuar dinjitetin e tij dhe të familjes.

Në këtë kuadër, Duka tha se do t’i drejtohet autoriteteve të drejtësisë për të vënë në vend dinjitetin e tij.

“Sot jam deputet i opozitës dhe mbroj vendimet e opozitës. Nuk kam shpikur kurrë gjatë gjithë jetës sime. Autorësia e këtyre shpifjeve është munduar të justifikohet. Do bëj përpjekje me avokatin tim pasi ky raport më ka cenuar dinjiteti dhe familjen. Nuk mund t’ia lë vetes sime të kapërdijë ato tre fjali. Do i drejtohem institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Duka.

Në raportin e publikuar pak ditë më parë, për të cilin OSBE ka thënë se nuk është një raport zyrtar, por janë informacione të mbledhura nga mediat, për deputetin Agron Duka shkruhet së është “Ish­Ministër i Bujqësisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport­import dhe se dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove”.

Next Post

Ligji i Arsimit të Lartë, Topalli: Ku mbyllet një derë universiteti, hapet një derë burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com