• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Komisionit Europian për mjedisin në Ballkanin Perëndimor: Menaxhimi i ujërave të zeza mbetet problem në rajon!

by Java News
02/07/2022 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të fundit të Komisioni Evropian përgatitur nga Qendra e Përbashkët Kërkimore lidhur me gjendjen e mjedisit, të tokës, të ajrit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor thuhet se përparimet në këto fusha mbeteten të kufizuara.

Manaxhimi i ujërave

Raporti vë në dukje që “një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit të BE-së në sektorët e ujit dhe mjedisit tashmë është përfshirë në rregulloret kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor por nevojiten ende përpjekje të konsiderueshme për të krijuar praktika funksionale të menaxhimit të ujit”.

Gjetjet e raportit flasin që ndotja nga ujërat e zeza urbane mbeten shqetësuese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse “investimet në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza janë prioritet në këtë rajon.”

Zbatimi i rregullores së BE-së për ripërdorimin e ujit ka një rëndësi të veçantë në Ballkanin Perëndimor “për shkak të rritjes së nevojave për ujë nga njëra anë, dhe të mungesës së përgjithshme të ujit të disponueshëm nga ana tjetër, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e pritshëm të ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor” vë në dukje raporti. Sipas të dhënave të paraqitura në këtë raport rritja e kapacitetit hidroenergjetik në të gjithë rajonin duhet kryer me shumë kujdes për të ruajtur ekosistemet e brishta ujore në rajonet kodrinore dhe malore.”

Bashkëpunimi rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së janë parakushte për zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të ujit, theksohet në raportin e Komisioit Evropian.

Menaxhimi i qendrueshëm i tokës në Ballkanin Perëndimor

Raporti i Komisionit Evropian konstaton që “politikat në Ballkanin Perëndimor kanë një interes të shtuar për tokën për shkak të gamës së mallrave dhe shërbimeve të ekosistemit që ajo ofron dhe lidhjen e tyre me objektivat e “Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.”

“Strategjia e re e BE-së për Tokën synon që të sjellë të gjitha tokat e BE-së në një gjendje të shëndetshme deri në vitin 2050 mbi bazën e një game të gjerë veprimesh që në përgjithësi duhet të zbatohet deri në vitin 2030. Në këtë kontekst, KE synon të integrojë Tokat në një përdorim të qëndrueshëm, në të gjitha politikat e BE: në bujqësi, biodiversitet, ekonominë qarkulluese, zhvillimin urban apo ndotjen. “Zbatimi i një kuadri për mbrojtjen e tokës për të siguruar tokë të shëndetshme është një prioritet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” thekson raporti.

Bujqësi rigjeneruese bazuar në parimet agro-ekologjike

Sipas raportit një element kyç përbën bujqësia rigjeneruese në përputhje me parimet agro-ekologjike, të cilat janë të lidhura me zonat përkatëse që reflektojnë karakteristika të natyrshme të tokës dhe nevojat e përdorimit të saj.

Observatori i BE-së për Tokën së bashku me Agjencinë Evropiane të Mjedisit (EEA- European Environment Agency) pritet të krijojnë një udhërrëfyes për një monitorim të integruar të tokës dhe një kuadër për mbledhjen e të dhënave për të kontrolluar efektivitetin e politikave dhe instrumentet për nismat e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor për forcimin e sistemeve të monitorimit të përdorimit të tokës që “nuk janë më funksionale” thekson raporti.

Nismat e BE-së për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës do të shtrihen në Ballkanin Perëndimor, theksohen në raportin e KE. Në vitin 2023 KE do të miratoje një “ligj të ri për toka të shëndetshme, me synimin që të mos pengohet kapaciteti i tyre në ofrimin e shërbimeve të ekosistemeve”./DW

Next Post
Deputetja Luljeta Bozo: Me Edi Ramën jam takuar vetëm 1 herë. Ja pse nuk e shqetësoj kryeministrin

Deputetja Luljeta Bozo: Me Edi Ramën jam takuar vetëm 1 herë. Ja pse nuk e shqetësoj kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In