• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i KLSH për ‘Zyber Hallullin’, Zhupa: Ka dështuar qeveria dhe gjithë institucionet

by A R
03/10/2022 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Ina Zhupa denoncoi nga ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Fëmijes “Zyber Hallulli” gjetjet e KLSH në këtë institucion, me një sërë problematikash.

Zhupa thotë se gjetjet sipas të cilave kuota ushqimore që marrin fëmijët janë më të vogla sesa vendimi,  tregojnë se tek Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, ka dështuar qeveria, Ministria e Çështjeve Sociale dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegësi shtetërore.

Si nënë, si deputete, si nënkryetare e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, e kam përcjellë me shumë dhimbje raportin e kontrollit të lartë të shtetit teksa thuhet se ky institucion shtetëror i jep fëmijëve jetim më pak kuotë ushqimore sesa është e parashikuar me vendime të cilat parashikojnë se sa duhet të jetë sasia e parave që duhet të harxhohet për mirëushyerjen e këtyre fëmijëve, rreth 2mijë lekë më pak.Rreth 2mijë lekë më pak me udhëzimin e vjetër, të çmimeve të vjetra thotë KLSH. Dhe aty janë më pak. Imagjinoni se sa shumë është më pak siç e evidenton edhe vetë kontrolli i lartë i shtetit me mosindeksimin e inflacionit që ka ndodhur këto vite.Bëhet fjalë për një udhëzim të vitit 2018, ndërkohë që ne kemi pasur krizë çmimesh nga Covid-19, nga pandemia e gjatë, por edhe nga kushtet e luftës së Ukrainës tani që po përjetojmë. Pra rreth 4 vite të paindeksuara çmimet, imagjinoni çfarë lloj ushqimi marrin dhe çfarë kuote ditore marrin fëmijët e kësaj jetimore.Nga ana tjetër, Kontrolli i lartë i shtetit thotë një gjë që është me të vërtetë për të ardhur keq. Sipas shërbimit social shtetëror, menuja ditore e kësaj qendre do të duhej të ishte e përcaktuar nga një ekip i cili përbën në vetvete një seri profesionesh të ndryshme, siç janë mjekët, edukatorët, punonjësit socialë për të përcaktuar se kush do të ishte menuja. Kjo gjë nuk bëhet, nuk përcaktohet nga ky ekip multidisiplinor siç e thotë shërbimi social shtetëror. Dhe këtë e evidenton KLSH.

Ina Zhupa shton se ky nuk është rasti i vetëm pasi sipas saj, para pak ditësh ajo ka bërë një denoncim edhe për rastin e shtëpisë së fëmijëve aty, për raste dhune,

Zhupa shtoi se për këtë rast  Partia Demokratike fillimisht do të kërkojë thirjen në komision të ministres Ogerta Manastirliu.

 Nga ana tjetër unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, e parlamentit që të vendosin pikat mbi i, të thonë kush janë problematikat, kush janë përgjegjësit dhe çfarë duhet bërë qoftë nga ana e kontrollit të institucioneve, qoftë nga ana e bërjes së ligjeve dhe vendimeve të reja.Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik…

/a.r

Next Post
Të enjten diskutohet plani i Macron, liderët e BE mblidhen në Pragë për Komunitetin Politik Europian

Të enjten diskutohet plani i Macron, liderët e BE mblidhen në Pragë për Komunitetin Politik Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In