• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i KE / Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike dhe papunësinë më të ulët në rajon

by Java News
09/02/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë. Entuziast, kreu i Komisionit të Ekonomisë, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj veçon 4 pika të rëndësishme që evidentohen në këtë raport.

1-‘Lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit (së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie.

2 – Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në 2019-2020. Në të njëjtën kohë, papunësia në Shqipëri projektohet në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10% në 2020 ndërsa borxhi publik vazhdon të konsolidojë trajektoren rënëse, deri në 65.2%.

3 – Komisioni Europian konfirmon një rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor’s. Rritja e konsumit privat, importeve dhe investimeve, vijojnë të kenë kontributin kryesor në rritjen ekonomike.

4 – Performanca e fortë ekonomike vijon të reflektohet edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Pjesëmarrja në forcat e punës në tremujorin e tretë 2018 ëshë në nivelin 68.3% krahasuar me 67.1% që ishte një vit më parë.

Punësimi në sektorin jo-bujqësor është rritur me 7.5%, ndërsa papunësia ka shënuar nivelin më të ulët nga viti 2012. Punësimi për të rinjtë e moshës 15-29 vjec është përshpejtuar në 26% krahasuar me një vit më parë, ndërsa papunësia për këtë grupmoshë ka vijuar trendin rënës nga piku prej 34% i vitit 2015.

Pagat në sektorin privat vlerësohet të jenë rritur me një mesatare plus 15 pikë në të gjithë sektorët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Raporti tejet pozitiv i Komisionit Europian për ekonominë shqiptare, është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit.

Sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidimit fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësimit të rajonit dhe ekonomive të BE’, shkruan Ahmetaj. (Lexo.al)

Next Post
Presidenti i Venezuelës: Trump kërkon të më vrasë!

E gjithë bota sheh çmëndurinë e Maduros, por Serbia... e përkrah

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com