• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E gjithë bota sheh çmëndurinë e Maduros, por Serbia… e përkrah

by Enver Robelli
09/02/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika e jashtme e Serbisë është aq «parimore», saqë e humb shansin civilizues dhe e mbështet një diktator në Venezuelë, i cili grabit popullin e tij, shkruan gazetari nga Beogradi Misha Bërkiq në një tekst fantastik në gazetën e pavarur serbe «Danas».

Nga Enver Robelli

Ndërsa mbarë bota demokratike dënon regjimin «socialist» të diktatorit Nicolás Maduro dhe kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale, Serbia gjoja për arsye «parimore» mban pozicion neutral dhe kësisoj renditet me regjimet diktatoriale të Rusisë, Kinës, Turqisë, Iranit dhe Sirisë në përkrahje hakmarrjes së përgjakshme të një shoferi të transportit publik në Caracas, shkruan gazetari nga Beogradi Misha Bërkiq.

Maduro para se të katapultohej në politikë si mbështetës i Hugo Chávez-it, ka qenë shofer autobusi.

Bërkiq kritikon autoritetet serbe për «parimësi» dhe «solidaritet» me një diktator gjoja socialist, i cili e ka shkatërruar dhe varfëruar popullin e Venezuelës, ndonëse ky vend është fuqia e pestë botërore me rezerva të naftës. Beogradi po solidarizohet me një regjim, i cili nuk mund të sigurojë lëndë djegëse, rrymë, ushqim dhe ilaçe. Po solidarizohet me një diktator të rrethuar me injorantë.

Me një diktator, i cili e ka emëruar drejtor të përgjithshëm të kompanisë shtetërore të naftës gjeneral-majorin Manuel Quevedo, i cili në korrik të vitit të kaluar organizoi një lutje në selinë e ndërmarrjes dhe iu përgjërua zotit që të rrisë prodhimin e naftës.

Serbia, shton Bërkiq, po solidarizohet me një diktator që sundon me ndihmën e urisë dhe vdekjes. Me një diktator që ka shkaktuar katastrofën më të madhe humanitare në hemisferën perëndimore dhe eksodin e tre milionë banorëve të Venezuelës në shtetet fqinje.

Beogradi po solidarizohet me një diktator që ka krijuar një rrjet korrupsioni, nga i cili përfiton qindra milionë dollarë, me investitorë nga Rusia dhe Kina, të cilët qe 10 vjet s’po arrijnë t’ia ndërtojnë fabrikat e kallashnikovit dhe armëve të tjera – armë që do t’i përdorë kundër popullit të tij.

Me një diktator hajdut që e ka rrethuar arkën e shtetit me kusarë dhe bashkë me ta transferon para nga Venezuela e afër në xhirollogari private në botën e jashtme.

Serbia po solidarizohet me një diktator që ndjek shembullin e Hugo Chávez-it, një figurë po ashtu e pëlqyer nga opinioni serb, i cili sa ishte gjallë nga Venezuela grabiti 4 miliardë dollarë, andaj sot vajzat e tij bëjnë qejf nëpër destinacionet mondane anekënd botës.

Serbia po solidarizohet me një diktator që gllabëron biftekët më të mirë në restorantet më të shtrenjta të botës, ndërsa fëmijët në vendin e tij vdesin urie dhe nga sëmundjet e rëndomta. Me diktatorin që ka shkaktuar inflacionin më të lartë në histori me qëllim që të plaçkit popullin e tij.

Pushteti serb, demek, na qenkësh parimor. Po cilat janë ato parime që i respekton ky pushtet serb? Të drejtën e pushtetit për të plaçkitur popullin? Të drejtën për të vrarë fëmijë?

Të drejtën për të dëbuar njerëzit nga vendi i tyre? Të drejtën për t’i privuar njerëzit nga ushqimi dhe ilaçet?

Shumë prej këtyre qëndrimeve «parimore» qytetarët e Serbisë i kanë përjetuar në vitet ’90 nën diktaturën e Sllobodan Millosheviqit. Ngjashmëritë mes Serbisë së Millosheviqit dhe Venezuelës së Chávez-it dhe Maduros janë habitshëm të mëdha.

Athua për këtë arsye Serbia angazhohet për «dialog deri në gjetjen e zgjidhjes»?, pyet Bërkiq. Sipas tij serbët nuk duan të shohin se Venezuela është shtet ku me fitoren e revolucionit bolivarian të Chávez-it dhe Maduros është mbytur çdo dialog Ai dialog nuk ekziston, sepse e kanë mbytur këta të dy. Për këtë arsye qytetarët e Venezuelës kërkojnë largimin e diktatorit socialist.

«Të gjitha këto argumente nuk janë të rëndësishme për pushtetin tonë. Për këtë pushtet është me rëndësi që ne të jemi përherë pranë Kinës, Rusisë, Iranit dhe Turqisë edhe kur mbarë bota demokratike është në anën tjetër.

Kryeneç dhe të inatosur ne nuk duam të kemi pjesë e anës tjetër (me Gjermaninë, Spanjën, Kanadanë, Francën, Argjentinën, Suedinë, Britaninë e Madhe, Brazilin, Danimarkën, Lituaninë, Kilin, Holandën, Austrinë, Perunë, Portugalinë).

Pushteti ynë, fatkeqësisht, nuk e kupton se kjo nuk do të ishte dëshirë për vardisje ndaj ndokujt, por demonstrim i përkatësisë asaj bote që respekton vlerat demokratike.

Për shkak se jemi të tillë organizata e pavarur ndërkombëtare Freedom House e ka klasifikuar Serbinë në mesin e katër shteteve me rënien me drastike të të drejtave të njeriut – Nikaraguanë, Tanzaninë dhe Venezuelën.

Athua në përkatësinë e këtij grupi elitar të regjimeve jodemokratike fshihet ‘parimësia’ ndaj diktatorit socialist Nicolás Maduro», pyet Bërkiq në fund të tekstit të tij.(dp)

Next Post
Edhe Sali Berisha i bën homazh Kiço Blushit: Personalitet i shquar

Edhe Sali Berisha i bën homazh Kiço Blushit: Personalitet i shquar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In