• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

by E B
22/03/2026 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BBC ka analizuar mënyrat se si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të presidentit Donald Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke ndriçuar dilemat e Teheranit dhe skenarët që mund të përcaktojnë zhvillimin e konfliktit.

Derisa deri tani Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me sulme ndaj infrastrukturave energjetike të lidhura me SHBA në Gjirin Persik, ai ka lënë të hapur mundësinë e një lundrimi të kontrolluar në ngushticën e Hormuzit. Siç është theksuar, anijet që nuk lidhen me “shtete armiqësore” mund të kalojnë në mënyrë të sigurt, nëse koordinohen me autoritetet iraniane.

Sipas analizës, kontrolli mbi lundrimin është karta më e fortë e Iranit në këtë konflikt. Heqja e bllokadës reale të ngushticës do të nënkuptonte humbjen e presionit kryesor që ushtron Teherani.

Një qytetar iranian përshkruan klimën brenda vendit me fjalët: “Çfarë karte tjetër kanë për të luajtur?”, duke evidentuar ndërgjegjësimin se ngushtica e Hormuzit është mjeti kryesor negociues i regjimit.

BBC vë në dukje se nëse Donald Trump zbatojë kërcënimin për sulme ndaj objektivave energjetike, pasojat për Iranin do të jenë jashtëzakonisht të rënda. Megjithatë, analiza nënvizon se udhëheqësia iraniane ka treguar historikisht gatishmëri për të përballuar kosto të mëdha ekonomike dhe sociale për të ruajtur regjimin dhe “vlerat e tij revolucionare”.

Vendi ka përjetuar tashmë sanksione shumëvjeçare nga Perëndimi dhe ka ndërmarrë një shtypje të ashpër të protestave brenda vendit. Më parë këtë vit, mijëra persona u vranë në protesta kundër qeverisë, ndërsa këtë javë u ekzekutuan tre burra të akuzuar për vrasjen e policëve, në çështje që, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, u bazuan në rrëfime nën torturë.

Një nga skenarët e mundshëm është që Irani të zgjedhë të mos tërhiqet menjëherë, duke testuar kufijtë e kërcënimit amerikan. BBC raporton se Teherani mund të shpresojë që presionet ndaj vendeve të Gjirit të çojnë në ndërhyrje diplomatike tek Uashingtoni për deeskalim.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se disa vende të rajonit kanë kontaktuar Teheranin për të kërkuar një zgjidhje, me Omanin që luan një rol aktiv për diplomacinë.

Veçanërisht e rëndësishme janë zgjedhjet e shteteve të Gjirit Persik, të cilat ndodhen midis presioneve kontradiktore. Nga njëra anë, ekonomitë e tyre varen shumë nga energjia dhe, në disa raste, nga turizmi dhe imazhi i sigurisë që promovojnë. Nga ana tjetër, ata e shohin Iranin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe mënyrën e tyre të jetesës.

BBC përfundon se vendimet e këtyre vendeve do të ndikojnë në mënyrë vendimtare në rrjedhën e konfliktit, në një kohë kur çdo lëvizje mund të çojë ose në deeskalim, ose në një përshkallëzim të përgjithshëm të tensioneve në rajon.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In