• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë, humb një pikë nga viti i kaluar! Ja ku renditet

by Java News
03/03/2021 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha përballeshin me problemet e brendshme, duke sjellë si rezultat një rënie për të 15-in vit me radhë në lirinë botërore. Freedom House nxori raportin e saj vjetor të vitit 2021 për Lirinë në Botë, sipas së cilit hendeku mes rënieve dhe përmirësimeve në nivelin e lirisë u thellua. Sipas raportit, Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë. Maqedonia e Veriut ishte një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë.

Sipas raportit Freedom House, Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbeten pjesërisht të lira, dhe kanë pësuar një rënie prej një pike dhe dy pikësh respektivisht.

Shqipëria nga 67 pikë vitin e kaluar, ka 66 pikë këtë vit me një pikë rënie në kategorinë e të drejtave të grumbullimit dhe organizimit, lidhur me dy ngjarje.
“Ne pamë rënie në lirinë e grumbullimit, për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në dhjetor policia vrau një qytetar që kishte shkelur urdhrin për orën policore. Këto kontribuuan në rënien në kategorinë e lirisë së grumbullimit”, tha bashkëautorja e raportit Amy Slipowitz.

Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik.

“Kjo kishte të bënte me miratimin e qeverisë së kryeministrit Hoti nga një shumicë me një vote diferencë të një deputeti që kishte qenë i dënuar”, thotë Amy Slipowitz, bashkëautore e raportit dhe menaxhere për kërkimet në Freedom House.

 

 

Parregullsia e këtij procesi solli rënie.

“Ishte gjithashtu edhe rënia në kategorinë për opozitën për shkak se garda e vjetër politike orkestroi rënien e qeverisë së Albin Kurtit të partisë Vetëvendosje”, tha zonja Slipowitz.

Megjithë rënien e rajonit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje, madje me 3 pikë më shumë se vitin e kaluar Maqedonia e Veriut është një nga vendet e përmendura për rritje të konsiderueshme në raport.

“Qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut u rizgjodh dhe institucionet e saj kryesisht e kanë rimarrë veten nga dëmet e shkaktuara nga ish-kryeministri, Nikola Gruevski”, thuhet në raport.

2020-a ishte një vit ku pandemia e koronavirusit mbizotëroi në botë jo vetëm si krizë shëndetësore dhe Shtetet e Bashkuara pësuan një rënie të konsiderueshme në nivelin e demokracisë. Fredoom House thotë se pasojat ndjehen në gjithë botën.

“Kur vendet demokratike pësojnë rënie, ose tregojnë dobësi, kjo u jep aktorëve autoritarë diçka për të përmendur dhe hapësirë për të pretenduar se demokracia është një sistem inferior”, thotë bashkëautorja e raportit, Sarah Repucci, nënpresidente për studime dhe analizë në Freedom House.

Liria në Shtetet e Bashkuara ra me tre pikë dhe në dekadën e fundit ka rënë 11 pikë, një rënie e thellë që tashmë e vendos vendin më pranë shteteve me insitucione të dobëta si Rumania dhe Panamaja.

Dëmi më i madh thotë për demokracinë amerikane thotë zonja Repucci, ishin përpjekjet e Presidentit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve amerikanë dhe pretendimet e tij të pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Duke përmendur si shembull ngjarjet e 6 janarit, ekspertët e organizatës Freedom House që ka matur nivelin e lirisë në botë prej dekadash, thonë se propagandistët në botë përdorin pikërisht këtë argument kundër vendeve demokratike.

“Administrata e Presidentit Biden duhet ta bëjë përparësi konsolidimin e demokracisë, ne duhet të riparojmë dobësitë afatgjata dhe jo të përqendrohemi në zgjidhje afatshkurtra”, thotë zonja Repucci.

Megjithatë studiuesit vënë në dukje se fakti që sistemi gjyqësor funksionoi tregoi forcën e demokracisë.

Freedom House përmend si një nga shqetësimet kryesore rolin e Kinës si në fshehjen përmasave të pandemisë, ashtu edhe në përpjekjet për shtrirjen e ndikimit në botë.

Megjithë rënien në nivelin e lirisë, Freedom House arrin në përfundimin se demokracia në shumë pjesë të botës vazhdoi të tregojë aftësinë e saj ripërtëritëse, siç kanë treguar protestat në vende si Malawi, Myanmar dhe Rusia./VOA

g.kosovari

Next Post
“Nga gangrena e frikshme në shëmbëlltyrën e bukur të…”/ Rama publikon pamjet nga kantieri i mushkërisë së re të Durrësit

“Nga gangrena e frikshme në shëmbëlltyrën e bukur të...”/ Rama publikon pamjet nga kantieri i mushkërisë së re të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In