• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Bankës Botërore, ish-deputetja e PD: Shqipëria është han pa porta

by A R
08/10/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar raportin e BB që parashikoi ngadalësim të rritjes ekonomike të vendit dhe lajmit se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ishte vendi i parë në botë për kërkesat për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, në raport me popullsinë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Tabaku e ka cilësuar rënien e rritjes ekonomike të vendit një problem të paralajmëruar, ndërsa bën përgjegjëse për këtë situatë drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë.

“Një rënie e paralajmëruar. Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD. Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim.

Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë. Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, “Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës. Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes.

Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë”.

/a.r

Next Post
Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Shkodër

Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE/ Liga e Kombeve, Shqipëria dyfishon rezultatin, pas Mehmetit e tund rrjetën edhe Myrto Uzuni! Kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Liga e Kombeve, Shqipëria dyfishon rezultatin, pas Mehmetit e tund rrjetën edhe Myrto Uzuni! Kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

September 29, 2026
Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… (VIDEO)

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… (VIDEO)

September 29, 2026
“Zgjasin deri në 2 javë, simptomat rikthehen”, mjekët: Po qarkullojnë COVID, viroza dhe infeksione të tjera

“Zgjasin deri në 2 javë, simptomat rikthehen”, mjekët: Po qarkullojnë COVID, viroza dhe infeksione të tjera

September 29, 2026
Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

September 29, 2026
Projekti turistik i lidhur me Kushner, Shqipëria siguron BE-në se do të përmbushë standardet mjedisore

BE ndryshon rregullat para zgjerimit, Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

September 29, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

September 29, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

September 29, 2026
Kundërshtohet ligji për kinemanë/ Regjisori Joni Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve, producentët marrin gjithë pushtetin

Kundërshtohet ligji për kinemanë/ Regjisori Joni Shanaj: Cenohen të drejtat e krijuesve, producentët marrin gjithë pushtetin

September 29, 2026
Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com